Kush do ta ndalë zullumin parazgjedhor
>Nga Xheladin ÇELMETA
Më në fund, Presidenti i Republikës, Topi, dekretoi si ditë të zhvillimit të zgjedhjeve në Shqipëri, datën 28 qershor 2009. Kjo ka bërë që qysh tani partitë e spektrit elektoral, të nisin përgatitjet, konform rregullave të Kodit të ri Zgjedhor, të mezi-pranuar pas një ndeshjeje gati dy vjeçare. Ditët që kemi përpara do të dëshmojnë ndërkaq edhe për seriozitetin e pritshëm me të cilin do të hyjnë në garë subjektet elektorale; krejt normale kjo për një vend si ky i yni, që ka përpara evenimente të tilla si; anëtarësimi në NATO, e të tjera angazhime në kuadrin e masave përgatitore edhe për kandidimin në BE. Kjo, natyrisht është pjesa e dukshme në sfondin e gjithë klimës elektorale, që do të sundojë vendin përgjatë njëqind e pesëdhjetë ditëve të ardhshme. Për hir të së vërtetës, duhet pranuar se ajo që është e vështirë për tu marrë vesh, para dhe pas zgjedhjeve të qershorit të sivjetëm, është kostoja reale e fushatës. Përvoja e zgjedhjeve të zhvilluara në Shqipëri në këto 18 vite e ca tranzicion, ka treguar se gjithnjë dy partitë e mëdha rivale, të cilat kanë dominuar skenën politike, herë njëra e herë tjetra, kanë abuzuar jo pak me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Sidoqë, gjithmonë është folur për transparencë të plotë, menaxhim pa limit të procesit nga ana e ndërkombëtarëve, etj, etj, në fakt asnjëherë nuk ka dalë një shifër e saktë, e besueshme për harxhimet që bëhen në këtë rast. Shqiptarët, pasi kanë parë se çështë bërë në zgjedhjet e mëparshme të zhvilluara në këtë vend, pasi kanë parë oreksin që iu hapet partive në raste të tilla për sa më shumë shpenzime, për propagandën apo stafet e moderatorëve, etj, instiktivisht shtrojnë pyetjen: Kush do ta ndalë zullumin parazgjedhor!?. Intuita i shtyn të gjykojnë pak a shumë kështu: Tani FMN-ja, prania e së cilës do të ndikonte, gjithsesi, në dekurajimin e babëzisë elektorale, është larguar nga Shqipëria. Pra, gjykojnë ata, organizatorët e fushatës do të kenë një mundësi më tepër për të abuzuar. Ndërsa tek mekanizmat e auditimit të brendshëm; edhe kanë, edhe skanë besim. Më shumë, të thuash, nuk kanë. Spotet publicitare qindra apo mijëra dollarësh, posterat e pafund, reklamat e shtrenjta me sloganet elektorale të partive; të gjitha këto, nuk janë fantazi, por harxha e vërtetë e dasmës me të cilën shqiptarët do të kurorëzojnë forcën e ardhshme politike për qeverisjen e vendit. Të vetëdijshëm për faktin se në këtë mesele është e vështirë të merret vesh se kush janë fondet e deklaruara dhe kush ato të abuzuara, qytetarët tanë qysh tani kanë filluar të ndjejnë shtrëngimin e rripit. Vithisja e përditshme e vlerës së lekut është një fakt që nuk do koment. Nga ana tjetër, muajt që vijnë nuk të bëjnë aspak optimist. Ekspertët tanë të bankave, sado të rezervuar nëpër konferenca shtypi, tani po e pranojnë se kriza financiare që ka përfshirë Planetin, do na prekë paksa edhe neve gjatë ditëve në vijim. Le të thotë sa të dojë Qeveria se janë rritur rrogat e pensionet. Gjithçka merr fund sapo të shkosh në treg. Entuziazmi të shuhet menjëherë. Familjes shqiptare, vetëm për të blerë 1,5 kilogram mish i duhet të prishë kartëmonedhën bukuroshe 10 mijëshe (me të vjetra). E kotë të bësh llogari të tjera. Aspekti tjetër: Detyrimi i ri ligjor financiar, i fiksuar tashmë për kartat e identitetit e pasaportat biometrike; është gjithashtu një nga shtrëngesat për të cilat qeveria po mundohet realisht që ta zgjidhë e ta lirojë sa mundet. Por, gjithsesi, gjasat janë që edhe këtë vit do të kemi të bëjmë përsëri me një fushatë milionere. Përsëri fraza e mençur e popullit shtriji këmbët sa ke jorganin, duket se nuk do të pijë ujë. Ashtu si dhe në zgjedhjet e mëparshme, edhe këtë herë, posterat e kandidatëve do të zaptojnë fasadat e pallateve nëpër qytete, si dhe ato të godinave publike nëpër fshatra e zona rurale. Përsëri shqiptarët e varfër do të ecin për tek dyqani i lagjes duke rrëmuar në xhepa qindarkat e mezi-kursyera, ashtu, nën pushtetin e përmasave gjigande të fotografive me ngjyra të pretendentëve për karrigen e pushtetit, pasi tu kenë dëgjuar më parë atyre fjalimet e zjarrta me betime e përbetime nga më të thekurat, për më shumë mirëqenie e begati...