E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës; Në pesë ditë shpërndahen 7 mijë letërnjoftime



Afro 7000 karta identiteti janë shpërndarë në Durrës brenda 5 ditësh duke rritur njëherësh edhe numrin e aplikantëve të rinj. Por në qendrat e aplikimit të kartave punonjëset kishin edhe një tjetër shqetësim, pasi sipas tyre: “Një stok me karta identiteti është krijuar nëpër qendrat e aplikimit në qytetin e Durrësit pasi banorët nuk shkojnë t’i tërheqin”. Në Durrës aplikimet për pajisje me karta identiteti kryhen në 5 qendra, aq sa është edhe numri i zyrave të gjendjes civile. Mesatarja e aplikimeve në shkallë qyteti është 600 deri 800 në një ditë. Numrin më të madh të aplikantëve e kanë qendrat të cilat ndodhen pranë njësive 4 dhe 5. Por ajo që vihet re, është mungesa e interesimit nga një pjesë e mirë e banorëve për të tërhequr kartat e stampuara. Në të 5 qendrat e aplikimit është krijuar një stok me karta të cilat nuk po tërhiqen. Ajo që i druhen punonjësit e aplikimeve, është fluksi i madh që do të krijohet gjatë ditëve të fundit të qershorit për tërheqjen e kartave, pasi kjo koincidon me afrimin e datës së zgjedhjeve. Sipas këtyre punonjësve, rezulton se një pjesë e banorëve përtojnë të qëndrojnë në radhë për të tërhequr kartat, ndaj i kanë lënë ato nëpër zyrat e aplikimeve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›