Kriteret e punësimit të pedagogëve
25/05/2009 Rishikohet struktura e punësimit të stafeve akademike, ndarje e re definitive sipas titujve
Të punësuarit do të rishpërndahen në vendet e punës sipas kualifikimeve që disponojnë
Rishpërndarje e re e stafeve akademike në vendet e punës pranë institucioneve të arsimit të lartë. Qeveria shqiptare ka miratuar vendimin e posaçëm në të cilin përcaktohen kriteret e ndarjes së titujve për çdo nivel akademik, si dhe kriteret e detyrueshme mbi bazën e të cilave do të bëhet i mundur punësimi i tyre. ndarja e titujve, dhe shkalla e kualifikimeve do të jenë pikat kryesore të rifutje çdo vit në garën e punësimit të stafeve akademike. Ndërkohë që vendet e punës, të zëna nga personeli akademik, që kanë arritur moshën 60 vjeç për meshkujt dhe 55 vjeç për femrat, nuk shpallen e rishpallen për konkurrim. Kjo kategori gëzon të drejtën të ruajë vendin e punës deri në momentet e daljes në pension, në kategorinë dhe nivelin që do të klasifikohet, në bazë të këtij vendimi, pa zbritur nga paga që ka gëzuar deri në atë çast. Njëkohësish është aprovuar që për të tërhequr personel akademik me kualifikimin e nevojshëm, institucionet e arsimit të lartë duhet të shpallin, para fillimit të çdo viti akademik, të gjitha vendet e punës, të zëna nga personeli i punësuar me kontratë të përkohshme, por që nuk përmbush kriteret përkatëse të kualifikimit, shkencor e pedagogjik, të vendit të punës. Sipas vendimit, theksohet se vendet e lira të punës, në institucionet publike të arsimit të lartë, shpallen, si rregull, në muajin qershor të çdo viti. Më poshtë do të gjeni të plotë vendimin e kritereve të punësimit dhe ndarjes së titujve të stafeve akademike.
*Vendimin e plotë mund ta gjeni në faqet e gazetës "Metropol" të ditës së sotme