Durrës, Olldashi inspekton impiantin e përpunimit të ujërave të zeza

Impianti i Përpunimit të Ujërave të Zeza të Durrësit është pothuajse i përfunduar dhe, brenda pak javësh, do të jetë funskional, për të përpunuar fillimisht ujërat e përdorura të qytetit të Durrësit dhe, brenda vitit, edhe ujërat e zonës turistike nga ura e Dajlanit deri tek Përroi i Agait, apo ndryshe, plazhit të Durrësit.
Ministri i Punëve Publike inspektoi sot punimet në këtë impiant, ku po bëhet tashmë lidhja e sistemeve elektronike të kontrolllit dhe laboratorit dhe trajnimi i stafit që do të operojë këtë vepër të rëndësishme publike, që kushtoi 11 milionë euro.
Me një kapacitet përpunimi prej 60 mijë metrash kub në ditë, prej nga ku, përmes teknologjoisë Activated Sludge plus lagunë, ujërat e zeza shndërrohen në ujëra 98 për qind të pastra, ky impiant është parashikuar t`i shërbejë një popullate prej 250 mijë banorësh, ndërkohë që është lënë mundësia e zgjerimit të tij perspektiv, në përputhje me zhvillimet urbane të Durrësit dhe zonave përreth tij.
Impianti i përpunimit të ujërave të zeza të Durrësit, shtrihet në një sipërfaqe prej 70 ha, në kufirin mes zonës industriale të Durrësit dhe Komunës së Rrashbullit dhe është më moderni ndër 14 impiantet që janë në ndërtim e sipër në territorin e vendit. Ai nuk do të clirojë gazra dhe as erëra, për shkak se është ndërtuar së bashku me një sistem të përthithjes së gazrave që clirohen nga përpunimi dhe përdorimit të tyre për gjenerimin e energjisë elektrike, që do të mbulojë 25-30 përqind të nevojave