E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, PS prezanton programin “Për një rilindje të punësimit”

DURRES - Partia Socialiste ka paraqitur draft/programin “Për një rilindje të punësimit” me të rinj të qytetit të Durrësit.

Kreu i Refresh Erion Veliaj deklaroi para të rinjve dhe titullarëve të pushtetit lokal, se PS-ja do të hartojë ligjin për vëmendjen ndaj të rinjve në sektorin e punësimit, nëpërmjet punësimit të 300 mijë të rinjve.

Në programin e selise rozë për zgjedhjet e vitit 2013, thuhet se ky synim do të arrihet nëpërmjet aftësimit, zhvillimit të punësimit, shtetit si ndërmjetës dhe shtetit si punësues aktiv.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›