Plas në Spanjë, akuza për trukime në La Liga
SPANJE- Dy lajme të bujshme kanë tronditur të dielën në mbrëmje futbollin spanjoll. Njëra për trukime ndeshjesh me qëllim përfitimi bastesh dhe tjetra shitja direkte e tyre mes kluneve. Në të dy rastet ka patur përgënjeshtrime, por kjo ka mjaftuar për të ngritur një hije të fortë dyshimi për La Ligën. Në emisionin “Larguero” të radios Cadena Ser, emisioni më i ndjekur sportiv në Spanjë, drejtori Hoze Ramon de la Morena ka deklaruar se Liga Spanjolle ka denoncuar në Gjykatën e Anti-Korrupsionit, mundësinë e manipulimit të ndeshjeve në kompanitë e basteve, duke iu referuar konkretisht dy ndeshjeve që do të hetohen nga UEFA.
Dje në mëngjes, Liga Spanjolle e përgënjeshtroi këtë lajm, por duke pranuar se ka qenë në Gjykatën e Anti-Korrupsionit. “Nuk ishim për të bërë denoncim,
por për të parandaluar situatat e paligjshme dhe për koordinim të veprimeve”, bëri të ditur Liga. Në radion Cope, ngazetari Huan Antonio Alkala, i emisionit “El
Partido”, ka ngritur gishtin mbi ndeshjen Espanjol- Gijon 0-3. Sipas tij, Sporting Gijoni e bleu këtë ndeshje.
Një akuzë e tillë ka “tërbuar” presidentin e Gijonit Manuel Vega Arango, teksa gazetari është i njëjti që një vit më parë tha se Barcelona përdorte doping. Arango tha se do të denonconte gazetarin dhe radion, pasi, sipas tij, gazetari e ka bërë këtë akuzë me qëllim, pas një sherri me trajnerin Havier Klemente pak javë më parë. “Edhe Barcelona dopohej apo jo?”, tha ai. Ndërkohë, reagim i ashpër edhe nga Espanjoli: “Do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur nderin tonë”, tha këshilltari Joan Kolet.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)