E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gramsh, arrestohet dhunuesi i varreve

GRAMSH- Policia e Gramshit ka arrestuar mesditën e sotme një 32 vjeçar, pasi akuzohet për dhunim varresh dhe memorialesh.

Burime të Policisë bëjnë të ditur se është arrestuar 32 vjeçari Vasil Zeneli me banim në Gramsh, pasi gjatë ditëve të fundit ky shtetas, akuzohet se ka thyer xhamat e një mjeti tip Land Rover, pronë e stacionit pyjor të rrethit Gramsh, si edhe ka dhunuar varrezat e fshatit Nartë në qytetin e Gramshit.

Më herët ky shtetas është parë nga banorët e zonës duke dëmtuar edhe memorialin e një shtetasi ngritur buzë rruge, i cili ka vdekur aksidentalisht në këtë fshat dhe për nder të tij familjarët në vendin e aksidentit kanë ngritur një memorial në fshatin Zenelaj të rrethit të Gramshit. 

Ndaj 32 vjeçarit rëndon akuza e “dhunimit të objekteve shtetërore dhe private”. Materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqsor Elbasan për hetime të mëtejshme.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›