Dule: Me PD-në nuk gjetëm terrenin e përbashkët
14/05/2009 PDBNJ-ja vendos t’i bashkohet koalicionit politik të drejtuar nga socialistët
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe kryetari i saj Vangjel Dule kthehen në shtëpinë e të majtëve. Kryesia e PBDNJ-së ka venduar mes debateve që kjo forcë politike të bëhet pjesë e koalicionit politik që drejtohet nga Partia Socialiste. Vetë kreu i PBDNJ-së ka dhënë lajmin në një konferencë për shtyp, duke e argumentuar këtë vendim si rezultat i negociatave të vazhdueshme me të dyja partitë më të mëdha politike. Sipas Dules, aleanca në funksion të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 28 qershorit do të jetë me PS-në dhe partitë e tjera të majta: PSD, PDS dhe “G-99”. Drejtuesi i PBDNJ-së ka justifikuar daljen nga aleanca katërvjeçare në bashkëqeverisjen e vendit me demokratët. Sipas tij, nuk u gjet terreni i mjaftueshëm i përbashkët me PD-në për të vazhduar bashkëqeverisjen, ndërkohë që me PS-në negociatat çuan në konkluzionin për bashkëpunim për zgjedhjet e 28 qershorit. Por në medie është aluduar se dalja nga koalicioni ka të bëjë me firmosjen e marrëveshjes që Berisha ka bërë me çamët. “Megjithëse jemi të baraslarguar në filozofinë tonë si parti nga të dyja partitë kryesore në vend, si nga Partia Demokratike, ashtu dhe nga ajo Socialiste, negociatat me Partinë Socialiste na çuan në konkluzionin se ne mund të bashkëpunojmë me këtë forcë politike në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit”, - deklaroi Dule. Duke përdorur gjuhën e një politikani që për zemër ka vetëm ardhmërinë e vendit dhe jo qenien përjetësisht në qeveri, numri një i PBDNJ-së tha se objektivi kryesor i partisë së tij në këtë marrëveshje zgjedhore ka qenë dhe do të mbetet përshpejtimi i objektivit strategjik të historisë moderne të vendit tonë: integrimi në Bashkimin Europian dhe njohja dhe respektimi i të drejtave të minoriteteve në Shqipëri. Ai nuk ka dashur të japë detaje të asaj çka përfiton nga marrëveshja politike e nënshkruar me Partinë Socialiste dhe forcat e tjera të koalicionit të majtë. Gjithsesi, ai u shpreh se në rast fitoreje të koalicionit të majtë “Bashkimi për ndryshim” PBDNJ-ja do të jetë në vijë të parë për të bërë reforma të thella. Menjëherë pas marrjes së vendimit për t’u bërë pjesë e koalicionit të majtë Vangjel Dule vrapoi për të nënshkruar marrëveshjen. Pas kësaj, përfaqësuesit e koalicionit “Bashkimi për ndryshim” kanë dorëzuar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për regjistrim në zgjedhje. Kalimi në kampin e majtë të politikës shqiptare ka risjellë përsëri PBDNJ-në atje ku ka milituar për tetë vjet me radhë - nga 1997-a deri më 2005-n. Po nëse ky koalicion do të dështojë në zgjedhje, Dule ka siguruar se PBDNJ-ja do të jetë përsëri përkrah të majtëve dhe do të jetë opozitë e devotshme. Fakt ky i paprovuar deri tani.
Vendim mes debatesh
PBDNJ-ja është përfshirë në debate të fuqishme për të vendosur se në cilin koalicion do të përfshihej. Vendimi pritej të merrej dy ditë më parë. Për këtë kryesia e përgjithshme e kësaj partie u mblodh paraditen e së martës, por pa gjetur gjuhën e përbashkët, pasi një pjesë e anëtarësisë shpreheshin për vazhdimin e aleancës me Partinë Demokratike. Ndërkohë vetë kryetari Vangjel Dule i përkiste asaj pjese që kërkonin kalimin me socialistët. PBDNJ-ja u detyrua të mblidhej përsëri pasditen e së martës me shpresën se do të merrte një vendim, por edhe kësaj radhe pa asnjë rezultat konkret. Duke marrë në konsideratë se po përfundonte afati kohor për t’u regjistruar në KQZ, PBDNJ-ja, mes debatesh, mori dje vendimin për t’iu bashkuar koalicionit të drejtuar nga PS-ja. Përmes këtij vendimi kjo parti tregoi se u kthye në aleancën së cilës i përkiste për tetë vjet - nga viti 1997 deri më 2005-n.