E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres/ U martua me nje burre 14 vjet me te madh, dhunohet

Ishte martuar me nje burre 14 vjet me te madh nga vetja, e denoncon per dhune fizike dhe psikologjike. Burime zyrtare te Policise se Durresit bene dje me dije se plotesuan kerkese-padine per leshimin e urdhrit te menjehershem te mbrojtjes, per 30-vjecaren me inicialet S. Xh., banuese ne Sukth. Sipas rrefimit te depozituar para oficereve te policise, gruaja ka akuzuar bashkeshortin se e rrihte sa here grindej me te dhe i bente kercenime te ndryshme me jete. I dyshuari 44-vjecar me inicialet B. Xh., eshte shoqeruar ne komisariat dhe marre ne pyetje. Bashkeshortet jetonin ne nje banese, po prej kohesh kishin mosmarreveshje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›