E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qelloi policine, kapet Alban Rexha

Tirane-Vetedorezohet pas dy muajsh, pasi ishte shpallur person ne kerkim, Alban Rexha i bere i famshem gjate edicionit te spektaklit televizion "Kafazi i Arte", ku njihej me nofken "Ujku". Rexha, ishte shpallur ne kerkim nga Policia e Tiranes, pasi dy muaj me pare se bashku me 3 shoke te tij, ka kundershtuar me arme punonjesit e policise, pas thirrjes per kontroll. Dje, Rexha se bashku me avokaten e tij Alberta Gega, eshte paraqitur ne Prokurorine e Krimeve te Renda, ku edhe i jane vene prangat. Akuza qe rendon ndaj tij dhe 3 shoket e tij, te cilet u arrestuan menjehere pas ngjarjes, eshte "vrasje ne rrethana cilesuese e mbetur ne tentative" ne bashkepunim, dhe "armbajte pa leje". Ngjarja per te cilen u prangos "Ujku i Kafazit", ka ndodhur ne 29 dhjetor te vitit te kaluar, ne rrugen "Irfan Tomini" prane Selites. Sipas policise, Alban Rexha se bashku me shoket e tij; Pajtim Serjani 26 vjec, Samet Mejdani 21 vjec dhe Enea Gega 24 vjec, (ky i fundit ish-i fejuari i kengetares se njohur Ingrid Gjoni, rreth ores 21.00 te nates se 29 dhjetorit, nuk i jane bindur urdhrit te patrulles se policise, se Komisariatit nr.2 per te ndaluar dhe kane qelluar me arme ne drejtim te saj. Pas kesaj ngjarje, uniformat blu jane vene ne ndjekje te autoreve, te cilet kane tentuar t'i shpetojne kapjes. Ne vendin e ngjarjes nga grupi i posacem hetimor, jane sekuestruar ne cilesine e proves materiale, nje automatik tip model. 56 me dy kreher, nje arme pistolete m 54, disa gezhoja arme, nje automjet tip "Benz Mercedes" me targe BOT QA997, si dhe disa aparate celulare.

Arrestimi

Mengjesin e dites se neserme, me 30 dhjetor, policia ka mundur te arrestoje tre shoket e Rexhes, ndersa ky i fundit eshte shpallur ne kerkim policor. Me date 2 janar te ketij viti, tre te arrestuarit, jane paraqitur perpara Gjykates se Krimeve te Renda, ku jane njohur me masen e sigurise "burg pa afat", te caktuar nga kjo gjykate. Gjate kesaj seance, njeri nga te arrestuarit ka deklaruar ne salle, se gjate shkembimit te zjarrit me policine, ne makine me ta ka qene dhe Alban Rexha, i cili me pas ka arritur te largohet, duke i shpetuar policise. Ndersa dy te pandehurit e tjere nuk kane pranuar te flasin para gjykates. Kjo gje ka mjaftuar qe Prokuroria e Krimeve te Renda dhe policia, te shpallin ne kerkim ish-futbollistin e ekipit te Partizanit. Kohet e fundit Alban Rexha, administronte nje pike llotarish sportive, qe ndodhet ne rrugen "Irfan Tomini".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›