Bastisen puset e naftes dhe kabinat elektrike
Fier- Dy persona te dyshuar per plackitjen e puseve te naftes, tubacioneve, telave te kabinave elektrike dhe grykave te puseve, u ndaluan mengjesin e djeshem nga policia vendore e Fierit. I pari eshte kapur Mersin Myftaraj 41 vjec, banues ne Patos, i cili ne vendin e quajtur fshati Zharrez, nuk i ka ndaluar thirrjes se Patrulles se Policise dhe me pas eshte larguar duke braktisur automjetin tip "Golf", pa targa. Nga kontrolli i ushtruar jane gjetur 2 bidone me nafte 38 kg gjithsej dhe 23 pjese tubo celiku, qe perdoren per bashkimin e tubave qe sherbejne per hapjen e puseve te naftes. Pas tij eshte kapur edhe i dyshuari Jetnor Azizaj, 23 vjec, banues ne fshatin Verbas te Fierit, pasi ne vendin e quajtur rruga e fshatit Dukas, eshte kapur nga sherbimet e Patrulles se Pergjithshme me nje sasi kabulli bakri, e cila dyshohet te jete vjedhur ne kabinat e tensionit te larte te transformatoreve dhe kabinat e puseve te naftes. Ndaj dy te ndaluarve ka nisur hetimi per vepren penale te "vjedhjes" dhe dosja i kaloi prokurorise per veprime te metejshme.