E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy diplomate ne Tirane, per lirimin e 8 azerbajxhanasve

Ministria e Jashtme azerbajxhanase kerkon lirimin e 8 marinareve te vendit te saj, qe punonin per nje kompani turke transporti me anijen "Premier". Mjeti lundrues se bashku me ekuipazhin prej 14 personash, 6 nga te cilet gjeorgjiane, eshte bllokuar ne Portin e Durresit prej muajit janar te ketij viti per pasaktesi dokumentacionesh dhe mungese likuiditeti ndaj autoriteteve shqiptare. Ministri i jashtem azerbajxhanas njoftohet nga mediat e ketij vendi se ka urdheruar dy diplomate te akredituar ne ambasaden me rezidence ne Bullgari, qe te nisen drejt Tiranes. Urdhri eshte leshuar diten e djeshme dhe lajmi u konfirmua nga zedhenesi i ministrise, Elkhan Polukhov. I pyetur nga mediat ai nuk publikoi emrat e diplomateve qe do te negociojne me Ministrine e Jashtme shqiptare lirimin e 8 shtetasve nga Azerbajxhani. "Qellimi paraprak i diplomateve do te jete sqarimi i situates pasi kemi marre nje kerkese per ndihme nga familjet e 8 marinareve qe gjenden te izoluar ne Shqiperi dhe me tej do te negociohet per lirimin e tyre", konfirmoi Polukhov. Ministri Elmar Mammadyarov ka autorizuar vartesit e tij te emeruar ne ambasaden azerbajxhanase ne Bullgari qe te udhetojne drejt Tiranes me mision lirimin e qytetareve ne anijen e transportit "Premier". "Ata do te takohen edhe me ministrin e Jashtem shqiptar", sqaroi zedhenesi. Pritet qe diten e sotme te jepen edhe rezultatet e takimit dhe negociatave mes paleve.

Kjo anije qe eshte ne pronesi te kompanise turke "Turkish Malex", gjendet ne Durres prej muajit janar dhe mban flamur kamboxhian. Ekuipazhi eshte braktisur nga pronari turk, pasi hetohet per abuzime, sepse eshte raportuar transporti i xhamave, por ne te vertete gjate kontrollit eshte gjetur edhe nje sasi karburanti dhe vaji lubrifikant e derdhur ne det. U raportua nga media turke se behej fjale per nje defekt, por situata mbetet e paqarte dhe autoritetet portale shqiptare bllokuan mjetin lundrues se bashku me ekuipazhin prej 14 personash, te gjithe te huaj. Kapiteni i anijes eshte Rais Israfilov, kurse 6 persona jane gjeorgjiane. Ekuipazhi kerkoi ndihme nga Kapiteneria e Durresit, pasi mbeten pa uje, pa ushqime dhe veshmbathje, por askush nuk i eshte pergjigjur thirrjes. Kjo anije ka leshuar dy here radhazi sinjalin "SOS". Kryemekaniku i anijes kaloi nje parainfarkt dhe u dergua ne spital. Anija nuk mund te levize nga porti pa kryer likuiditetet.

A. Qoraj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›