E Diel, 1 Nëntor 2026

Makina rreshket nga lageshtira, nga perplasja vdesin dy te rinj, plagoset shoferi

Tirane-Dy persona kusherinj me njeri-tjetrin, kane humbur jeten si pasoje e nje aksidenti te rende automobilistik te ndodhur mengjesin e djeshem ne autostraden Tirane-Durres, prane Vores. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 05.00 te mengjesit, kur nje automjet tip "Benz" me targa te huaja, qe po udhetonte me drejtim nga Tirana ne Durres, ka tentuar te parakaloje nje furgon. Drejtuesi i mjetit Besmir Kulloi, nuk ka mundur te mbaje nen kontroll makinen dhe per pasoje eshte perplasur me trafikun ndares te autostrades. Sipas policise, e cila shkoi menjehere ne vendngjarje, perplasja e forte i ka shkaktuar vdekjen ne vend Gentian dhe Edmond Kulloit, perkatesisht 20 dhe 28 vjec. Ndersa drejtuesi i makines eshte gjetur ne jete ne gjendje te rende dhe menjehere eshte derguar drejt Spitalit Ushtarak te Tiranes, ku mesohet se i eshte nenshtruar nderhyrjes kirurgjikale te mjekeve. Tre te rinjte, mesohet se kishin lidhje fisnore me njeri-tjetrin. Grupi hetimor dhe eksperte te policise rrugore, kane kryer veprimet procedurale ne vendngjarje, ku eshte konstatuar se shkak i ketij aksidenti te rende, ka qene shpejtesia tej normave te lejuara dhe lageshtira ne rruge. Viktimat jane identifikuar nga dokumentet e identifikimit qe kishin me vete. Trupat e tyre jane derguar ne morgun e spitalit dhe me pas iu jane dorezuar familjareve te tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›