Durrës, adoleshenti plagos me thikë 44-vjecarin
DURRËS- Një 44-vjecar është qëlluar me thikë nga një 17-vjecar. Ngjarja është shënuar në njërin nga lokalet e sektorit Iliria në zonën e plazhit të Durrësit.
Burime të policisë bëjnë të ditur se 44-vjecari Dylber Memishaj është goditur nga 17-vjecari me iniciale M.M pas një sherri, ndërsa të dy ndodheshin të ulur në njërin prej lokaleve të zonës.
Nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që policia ka arrestuar autorin. I plagosuri ndodhet në spitalin rajonal të Durrësit.
Kjo është ngjarja e dytë brenda një jave në qytetin e Durrësit. Pak ditë më parë plagosja e një volejbollisti përfundoi në vasje, gjatë një tentative grabitjeje.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)