Real-Barcelona, Murinjo “spektakël” para mediave
SPANJE- Reali e Barcelona do të përballen të mërkurën në mbrëmje në çerekfinalen e parë të Kupës së Mbretit, në një ndeshje që vijon sagën e përplasjeve mes dy skuadrave më të mira spanjolle e ndoshta të botës. Shorti ka qenë i pamëshirshëm me këto dy ekipe, por jo me tifozët, që sërish presin të shohin spektaklin e 22 yjeve që do të zbresin në fushën e lojës.
Spektakli ka nisur madje që të martën, kur Zhoze Murinjo e ka lënë pas taktikën e përdorur një muaj më parë, në prag të sfidës me Barcelonën, duke dalë vetë përpara gazetarëve për të folur për klasiken e radhës. Ai është dukur më në formë se kurrë, ndërsa i pyetur nëse ka gjetur çelsin për të mundur Barcelonën, ai tha thjesht “Jo”, duke i shtangur të pranishmit në sallë. I pyetur për formacionin, ai iu tha gazetarëve të shkonin të shihnin një film në kinema dhe të pyesnin për të pas ndeshjes. Sipas Murinjos, ata kurrë nuk do të ishin dakord me zgjedhjen e tij.
Për takimin me Barçën, trajneri i Realit nuk do të ketë të gatshëm Arbeloan e skualifikuar dhe Khedirën e dëmtuar, ndërkohë që në dyshim të madh është edhe Di Maria. Zhoze Murinjo doli edhe kundër kritikëve të Kristiano Ronaldos, që sipas tij, nuk ka nevojë të shënojë gjithnjë nëse luan si me Majorkën. Përballja e të mërkurës është e nënta për Murinjon kundër Barcelonës, që kur ai mori drejtimin e Realit të Madridit në verën e vitit 2010.
(ma.ar/A. Latifi/BalkanWeb)