E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazil, përdhunohet 23-vjeçarja në “Big Brother”

TIRANE - Pak ditë pas nisjes së edicionit të 12-të, reality show “Big Brother” në Brazil është shndërruar në temën më të përfolur në të gjithë botën, për shkak të dyshimeve rreth një përdhunimi brenda shtëpisë.

Gjithçka filloi pas një feste të konkurrentëve të shtëpisë, të cilët konsumuan shumë alkool dhe nuk arrinin të kontrollonin veprimet e tyre.
Por ndërsa të gjithë kërcenin të shfrenuar në oborr, konkurrenti 31-vjeçar, Daniel Echaniz shkëputet prej tyre dhe futet në dhomën e vajzave, ku 23-vjeçarja Monique Amin ishte shtrirë për të fjetur, pasi kishte pirë shumë alkool.

Pamjet nuk janë të qarta për shkak se të rinjtë ishin mbuluar mirë, por gjithçka shihet e dëgjohet ngjall dyshime të forta se vajza është përdhunuar në gjumë.
“Nuk arrij të kujtoj asgjë. Ndoshta nuk ka ndodhur asgjë vërtet. Kjo histori më bën të ndihem shumë keq.”- është shprehur vajza.

Ndërkohë policia ka kërkuar largimin e vajzës nga shtëpia për të bërë të gjitha ekzaminimet e nevojshme, ndërsa Daniel Echaniz është pezulluar nga programi.

Televizioni “O Globo” ka hedhur në internet vetëm një pjesë të videos, ku vajza duket koshiente dhe e zgjuar, ndërkohë që dyshohet se pak minuta më parë ajo ishte në gjumë ndërsa 31-vjeçari abuzonte me të.
Policia i kërkoi televizionit të gjitha pamjet e regjistruara për të hetuar ngjarjen, ndërkohë që programi rrezikon të mbyllet.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›