Durrës, aksident në tregun e makinave plagosen 4 tregtarë
DURRES- Një aksident automobilistik me 4 të plagosur ndodhi paraditen e sotme në tregun e makinave në qytetin e Durrësit. Aksidenti ndodhi në lagjen Shën Vlash kur 4 tregtarë makinash janë përplasur nga një automjet tip pezho e cila drejtohej nga Dashamira Kadiu.
Të aksidentuarit, Shpëtim Metushi, Fatmir Dollaku, Robert Tahi dhe Ymer Idrizi janë transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Durrësit për ti dhënë ndihmën e shpejtë. Në mesditë u mësua se dy nga të aksidentuarit ndodheshin në reanimacion, ndërsa dy të tjerë i ishin nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesen e mjetit dhe po punon për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.
(s.g/BalkanWeb)