E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i Dik Martit Presidenti Topi pret sot Krasniqin

TIRANE- Presidenti i Republikës Bamir Topi pritet të takojë sot presidentin në detyrë të Kosovës, zotin Jakup Krasniqi në kuadër të një vizite tre ditore që po zhvillon në Tiranë. Temë kryesore e bisedimeve pritet të jetë pr/rezoluta e mbështetur në raportin e Dik Martit por dhe bashkëpunimi i dyanshëm dhe ndihma e Shqipërisë në forcimin e shtetit te ri të Kosovës. Gjithashtu do të diskutohet dhe për kontributin në zgjerimin e shteteve që njohin Kosovën. Një ditë më parë zoti Krasniqi zhvilloi takim me kryeministrin shqiptar Sali Berisha. Në konferencën e përbashkët për shtyp kreu i qeverisë shqiptare zbardhi amendamentin që Shqipëria do t’i propozojë zyrtarisht Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës lidhur me projektrezolutën e eurodeputetit, Dick Marty. Brisha bëri të ditur se delegacioni shqiptar shkon në Asamblenë Parlamentare, me porosinë dhe vendimin që të kërkojë hetim dhe t’i kërkojë Dik Martit, që të gjitha të dhënat që ka t’ia dorëzojë EULEX ose Gjykatës Ndërkombëtare.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›