Berisha: Meta iku nga qeveria, 2 postet bosh i mban sërish LSI
TIRANE-Vetëm një orë pasi Ilir Meta dha dorëheqjen nga 2 postet në qeveri, Kryeministri Sali Berisha konfirmoi sot në një konferencë për shtyp kërkesën për dorëheqjen e Ilir Metës nga postet qeveritare si dhe ka deklaruar se pranon kerkesën per dorëheqje. Berisha ka theksuar se koalicioni PD-LSI do të vazhdojë, si dhe postet që ai la do vazhdojnë të jenë të LSI.
“Zëvendëskryeministri Ilir Meta ka paraqitur sot paradite dorëheqjen e tij të parevokueshme. Në arsyetimin e tij për dorëheqjen Meta parashtroi si argumentin më kryesor faktin që ai dëshiron të ndjekë këtë proces në të gjitha aspektet pa imunitet dhe pa pushtet si qytetari Ilir Meta duke vlerësuar që ky është interesi më i mirë i anëtarëve dhe sipmatizantëve që ai përfaqëson i koalicionit dhe vlerat dhe parimeve të tij”, theksoi Berisha.
Gjatë konferencës për shtyp, kryeministri vlerësoi punën e bërë me z.Meta për reformat në vend, teksa nënvizoi se koalicioni me këtë parti do të vazhdojë për të përmbushur objektivat e tij të pa lëkundura.
Sipas Berishës, postet e lëna bosh do të drejtohen sërish nga përfaqësuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Berisha tha se zoti Meta ka dhënë kontribut në liberalizimin e vizave për sa kohë ka mbajtur funskionin e ministrit të Jashtëm.
“Meta ka qenë promotor i reformave brenda vendit dhe paraqitjes së tyre jashtë”, tha Berisha.
Berisha theksoi se ai në asnjë mënyrë nuk i kërkoi Metës largimin nga qeveria. “Të vë në dukje se Meta nuk iku nga kryeministria me kërkesën e kryeministrit, por paraqiti dorëheqjen e parevokueshme”.
Berisha tha se Meta ia kishte paraqitur dorëheqjen atij, menjëherë pas publikimit të video-përgjimit me Dritan Priftin.
“Unë duke pranuar dorëheqjen e tij, shpreh vlerësim për gatishmërinë e zotit Meta për tu paraqitur para drejtësisë pa imunitet parlamentardhe së fundi pa asnjë lloj pushteti ekzekutiv”, tha Berisha.
Ai shtoi se përgjimi është kryeçimka e Edi Ramës.
Kryeministri Sali Berisha tha se me këtë video Rama është përpjekur të bëjë Pazar politik me Metën derisa i ka ofruar edhe postin e kryeministrit me qëllim rrëzimin e qeverisë.
“Meta nuk u përfshi në këtë Pazar, dhe i rezistoi një aleancë punisto-mafioze të kryesur nga Rama të përbërë nga Doshët dhe bosët e krimit, drogës dhe parave të pista”, tha Berisha.
Berisha tha se pas paraqitjes së dorëheqjes së Metës, ka biseduar për bashkëpunimin e mëtejshëm me LSI-në dhe veçanërisht për zgjedhjet lokale me 8 Maj me qëllim shpëtimin e Tiranës nga “betoni i krimit”.
“Ne diskutuam për angazhimin e mëtejshëm të këtij koalicioni fitoren e sigurtë të zgjedheve lokale dhe natyrisht shpëtimin e Tiranës nga njeriu që e ka kthyer kryeqytetin në betonimin e klaneve që e detyrojnë. Koalicioni mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim do të vijojë me objektivat e tij dhe kryesisht në çështjet e integrimit, ekonomisë, politikës dhe çështje sociale në vend", theksoi Berisha ne konferencen e gjate me mediat.
(d.b/BalkanWeb)