E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata liron prostitutat VIP, vajzat: Jemi penduar



Fatos Mahmutaj

"Burg pa afat" ishte masa e sigurisë për dy të rinjtë e akuzuar si tutorë të prostitutave VIP. Dje u paraqitën para Gjykatës së Tiranës dy të rinjtë 33-vjeçarë Besim Lami dhe Gentian Buzi si dhe tre vajzat e shfrytëzuara prej tyre si prostituta. Para gjyqtares së gatshme të kësaj jave, tre vajzat, të cilat sipas kërkesës së prokurorit u lanë detyrim paraqitje, u shprehën të penduara. Ato pohuan se prostituonin nisur nga kushtet ekonomike por përjashtuan gjatë deklarimeve të tyre dy të akuzuarit si tutorë. Tre vajzat me origjinë nga Korça, Skrapari dhe Kruja, studente në Tiranë akuzohen nga policia që të kenë ushtruar prostitucion për rreth katër muaj. Ndërkohë përfaqësuesja e organit të prokurorisë pohoi se tre vajzat 22, 23 dhe 24 vjeç u prangosën gjatë operacionit policor të koduar "Red Lights", ndërsa vajzat ishin kapur në flagrancë në një hotel luksoz në fshatin Lundër teksa po kryenin marrëdhënie seksuale me tre shtetas kosovarë kundrejt pagesave nga 200 deri në 400 euro. Pas kësaj sipas prokurorisë ishin arrestuar edhe dy të rinjtë të akuzuar si tutorë të tyre, të cilët më parë ishin survejuar prej policisë. Burime nga hetimi pohojnë se policia kishte siguruar informacion më parë për ta dhe i kishte vënë në survejim, ndërsa u kontrollonte lëvizjet dhe takimet. Sipas të njëjtave burime, mbrëmjen 22 prillit dy të rinjtë janë takuar me tre vajzat dhe pasi i kanë hipur në një taksi janë ndarë prej tyre. vajzat kanë lëvizur në drejtim të Rrugës së Elbasanit ku kanë përfunduar pas pak minutash në hotelin luksoz ku i prisnin tre shtetas kosovarë. Pastaj djemtë e akuzuar si tutorë janë larguar dhe më pas kanë rënë në prangat e policisë. Për të riun Besim Lami, me origjinë nga Kruja prokuroria ngriti akuzën e "shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese me shumë se njëherë të disa shtetaseve", ndërsa për Gentjan Buzin me origjinë nga Lezha, përfaqësuesja e organit të prokurorisë pohoi se ai po hetohet për "shfrytëzim prostitucioni" dhe "moskallëzim krimi". Të pyetur para gjykatës të dy të rinjtë mohuan akuzën, ndërsa Buzi pohoi se me njërën prej vajzave, e cila ishte arrestuar në këtë operacion, ai kishte lidhje martesore dhe se nuk e dinte faktin që ajo ushtronte prostitucion. Ai pohoi se një ditë para arrestimit e kishte takuar bashkëshorten e tij, e cila vazhdonte studimet bashkë me dy shoqe të saj. Pasi kishin pirë kafe, ai i kishte lënë të treja ato në shoqërinë e Lamit dhe ishte larguar për në vendin e punës në një lokal lojërash fati. Pas deklarimeve të tyre, prokurorja e çështjes kërkoi masën e sigurisë "burg pa afat" për ta, ndërsa vetë të pandehurit dhe avokatët e tyre mbrojtës kërkuan masa më të lehta sigurie. Kurse për tre vajzat u kërkua "detyrim paraqitje", nga prokuroria dhe u vendos e njëjta masë nga gjykata, pasi adoleshentet shprehën pendesë për krimin e kryer.

Të arrestuarit

* Besim Lami, 33 vjeç, akuzuar për "shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese me shumë se njëherë të disa shtetaseve".

* Gentjan Buzi, 33 vjeç, akuzuar për "shfrytëzim prostitucioni", "moskallëzim krimi".

Prostitutat
*G.M, 24 vjeç, akuzuar për "prostitucion".
*O.C, 22 vjeç, akuzuar për "prostitucion".
*F.Ll, 23 vjeç, akuzuar për "prostitucion".
Masa e sigurisë: "Detyrim paraqitje"

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›