Durrës, aksioni për pastrimin e bregdetit, hiqen qindra ton leshterikë
DURRES- Bashkia e Durrësit ka nisur aksionin për pastrimin e qindra ton leshterikëve që prej ditësh kanë zaptuar plazhin më të madh në vend. Në një situatë me paqëndrueshmëri atmosferike, deti ka vijuar të nxjerrë në breg sasira shumë të mëdha leshterikësh, të paparë për 10 vitet e fundit. Në një situatë të tillë, kreu i Bashkisë, Vangjush Dako ka mobilizuar Ndërmarrjen Komunale të Plazhit dhe ka kërkuar ndihmën e operatorëve të biznesit në këtë zonë, të cilët kanë ofruar ndihmë në mjete, fadroma, e kamionë, për mbledhjen e papastërtive.
"Brenda tri ditësh synojmë të pastrojmë të gjithë vijën bregdetare nga leshterikët, dhe më pas do të vijojë plugimi e dezinfektimi i rërës. Pavarësisht se fushata elektorale është ndezur, nuk duam të lëmë asnjë shërbim të paplotësuar për të gjithë ata që dëshirojnë të frekuentojnë plazhin e Durrësit", - tha Dako.
Ndërkohë, kryebashkiaku theksoi se Bashkia nuk ka fonde, dhe në mungesë të mosmiratimit të buxhetit, një pjesë e mirë e shërbimeve po bëhen nga biznesi, që po kontribuon vullnetarisht. Vangjush Dako deklaroi se brenda kësaj jave do të përfundojë edhe vendosja e tabelave sinjalizuese e vijëzimi i rrugëve në zonën e Plazhit. Sipas tij, po punohet për t'u paraprirë të gjitha problemeve të mundshme dhe krijimit të kushteve sa më të mira për të gjithë pushuesit. Ndërmarrja Komunale e Plazhit, gjatë sezonit turistik do të punojë me dy turne, për të siguruar sa më shumë pastërti në zonën e plazhit, duke iu përgjigjur në kohë nevojave të turistëve. Për të shmangur pluhurin, rruga e plazhit do të laget në mëngjes dhe pasdite, ndërsa mbeturinat do të hiqen disa herë gjatë ditës.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)