E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres alarm i rreme per bombe ne port

DURRES - Alarmi se ne nje nga tragetet e linjes Durres-Bari do te vendosej nje bombe beri qe aksioni i policise i ndermarre ditet e fundit te zhvendoset nga qytetet ne port. Ka qene nje telefonate anonime e cila sinjalizoi policine per vendosjen e nje bombe ne nje nga tragetet e ankoruar ne Portin e Durresit. Blute ndermoren menjehere nje kontroll te imtesishem te pasagjereve automjeteve dhe ambienteve te trageteve te ankoruara duke cuar keshtu ne disa raste edhe ne vonesa per imbarkimin si dhe shqetesim tek udhetaret. Pas hetimeve te kryera u arrestua ne flagrance shtetasi Besnik Balliu 41 vjec banues ne Elbasan. Arrestimi i ketij shtetasi u be per arsye se nga nje numer telefonik i regjistruar ne emer te tij eshte kryer nje telefonate ne numrin e gatshem te Sherbimit Zjarrfikes 128 ku deklaronte se do te vendoste bombe ne nje nga tragetet e ankoruara. Sipas policise eshte e disata here qe nga numra telefonike te regjistruar ne emer te ketij shtetasi kryhen telefonata me objekt kercenimesh per venie lendesh plasese. l.m

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›