E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtepia ne flake rrezikohet 2-vjecarja

FIER - Perfshihet ne flake banesa ne Cakran shpeton mrekullisht nje vajze 2 vjece e cila pesoi plage nga djegia. Ngjarja sipas policise ndodhi dje ne fshatin Buzemadh te komunes Cakran. Sipas burimeve bazuar edhe ne deshmine e familjareve ka qene nje shkendije zjarri nga soba qe ishte lene me dere te hapur e cila shkaktoi fillimisht djegien e nje mbulese te divanit qe ishte afer e me pas edhe perfshirjen ne flake te mobilieve te tjera. Ne divan ndodhej edhe vajza 2 vjece me inicialet A.M. Prinderit e saj kane shkuar ne dhome ne momentin qe kane degjuar britmat e vogelushes e cila ishte perfshire nga flaket. Ata kane mundur ta nxjerrin dhe ta dergojne ne spital nderkaq nderhyne edhe per fikjen e dhomes qe po digjej. Burime nga spitali i Fierit bene te ditur se e mitura kishte pesuar plage djegieje ne kembe por gjendja e saj eshte jashte rrezikut. Nderkaq mesohet se edhe banesa ka pesuar deme vetem ne njeren prej dhomave te saj. m.r

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›