E Diel, 1 Nëntor 2026

"Lufta me policine", Fotaq Zaharia 23 vjet burg

TIRANE - Ish i "tmerrshmi" i Vlores, Fotaq Zaharia eshte denuar dje me 23 vjet burgim nga Gjykata e Krimeve te Renda. Dje togat e zeza e kane shpallur 48-vjecarin fajtor, per 5 akuzat e ngritura nga prokuroria "vrasje cilesuese e mbetur ne tentative" me shume se nje here, "armembajtje pa leje", "rrembim personi", "grabitje me arme", "kundershtim i forcave te policise". I pandehuri Zharia u evidentua per veprat e tij penale, pas zbulimit te nje vjedhjeve e kryer me arme zjarri, ne rrugen e fshatit Kanine te qytetit te Vlores. Pas hetimeve disa ditore, rezultoi se pas kesaj vjedhjeje qendron i shumekerkuari Fotaq Zaharia me nje nga shoket e tij, te pandehurin Armando Bega, edhe ky i arratisur nga burgu. Sipas kerkeses per gjykim, ne grabitjen e ciftit nga Vlora kane marre pjese dy te pandehurit Zaharia dhe Bega, te cilet ishin veshur me maska dhe kane dale ne rrugen Vlore-Kanine, qe kalon mes ullinjve te shumte. Ata i kane marre ciftit 10 mije leke te reja, e me pas jane larguar. Nderkohe, nje vit me pare i pandehuri 48-vjecar Zaharia, u rikthye ne tmerr per banoret qe kalonin rruget e fshatrave te rrethit te Vlores. Ketij tmerri, nuk i shpetuan as forcat e Policise se Vlores, ku pas nje aksion per arrestimin e tij, Zaharia perdori femijet si mburoje duke qelluar ndaj punonjesve te policise me automatike, plumbat e te cilit plagosen ne qafe shefin e Krimeve ne qytetin e Vlores, Gentian Musabelliu.

R. Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›