Kakavijë, pala greke pezullon punën në doganë
GJIROKASTëR- Pala greke në doganën e Kakavijës pritet të pezullojë sot punën për shkak të grevës së sindikatave në Greqi. Bëhet e ditur se pezullimi i punës do të bëhet për 5 orë rresht, nga ora 16:00 deri në 21:00. Lajmi i është bërë i ditur palës shqiptare ditën e sotme.
Në këtë orar, dogana në anën greke do të jetë e mbyllur, duke mos ofruar asnjë shërbim për personat që ndodhen në anën shqiptare dhe duan të kalojnë kufirin për tu kthyer në Greqi. Në fakt njoftimi për pezullimin e punës së doganierëve është i vonuar pasi pasagjerë dhe automjete tashmë janë duke udhëtuar ose në pritje të lëvizjes në kufi. Më parë njoftime të kësaj natyre janë bërë një ditë më parë. Pas këtij orari pritet që puna të fillojë normalisht.
(m.a/BalkanWeb)