E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, argjendaria grabitet gjatë natës

Hajdutët kanë hapur me forcë qepenat dhe derën kryesore duke marrë të gjithë florinjtë që ndodheshin brenda

DURRËS- Një argjendari është grabitur mesnatën e djeshme në qytetin e Durrësit në një kohë kur rrugët ishin krejtësisht të braktisura për shkak të shiut të madh që binte. Hajdutët kanë vjedhur me thyerje argjendarinë dhe kjo është zbuluar vetëm në mëngjes. Sipas policisë, dëmi i shkaktuar pronarëve është rreth 1.1 milionë lekë.

Hetuesit pohuan se hajdutet kanë ardhur me makine dhe kanë hapur fillimisht qepenat duke shqyer drynat. Më pas kanë shqyer derën e argjendarisë dhe kur kanë hyrë brenda kanë thyer të gjitha vitrinat. Ata kanë gjetur kasafortën, e cila ndodhej në pjesën e pasme të lokalit dhe, pasi e kanë shqyer, kanë marrë gjithçka që gjendej brenda. Pronarët kanë denoncuar se objektet kishin një vlerë të përafërt prej rreth 1100000 lekësh. Vjedhësit, sipas policisë, janë larguar duke marrë me vete një sasi objektesh si varëse, unaza e stoli të tjera prej ari.

Duke parë vendin e ngjarjes ku kishte ndodhur grabitja e dyqanit nëpërmjet thyerjes pamja ishte mjaft e keqe. Policia ka dyshime se ata mund te kishin marre informacion që më parë mbi sasinë dhe vendin e depozitimit të vlerave të florinjta, pasi edhe mënyra e vjedhjes tregon se ata kanë punuar te qetë. Skuadra e antikrimit është vënë në hetim të ngjarjes, duke analizuar me kujdes mekanizmin e grabitjes. Hetuesit janë vënë në kërkim të shenjave të gishtërinjve apo të elementëve të tjerë me vlerë për zbardhjen e ngjarjes. Në ndihmë të grupit hetimor ka mbërritur edhe policia shkencore.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›