E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burgaj rrugorëve: Rrisni masat e sigurisë në akset e vendit

TIRANE- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, ka rifreskuar edhe një herë urdhrin e paraardhësit të tij në lidhje me gjobat e punonjësve të qarkullimit rrugor ndaj kundravajtësve të ndryshëm. Ndërkaq ai iu ka kërkuar vartësve të tij të qarkullimit të rrisin masat e sigurisë në akset rrugore të vendit për të shmangur në maksimum aksidentet e mundshme rrugore, që mund të ndodhin për shkak të mos repsektimit të rregullave të ecjes në rrugë.

Lajmi është bërë i ditur nga burime të Policisë së Shtetit të cilët kanë pohuar se në urdhrin e ri thuhet se asnjë prej policëve rrugorë, nuk do të mund të presë një faturë gjobe, nëse drejtuesi i mjetit nuk ndodhet aty në atë moment. Në këtë mënyrë anjë polici nuk do të mund që të vendosë gjobë mbi xhamin e makinës, por duhet t'ia dorëzojë kundravajtësit në dorë. Gjithashtu drejtori, ka kërkuar edhe mos tolerimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin semaforin, duke kaluar me të kuqe, ndërsa ka urdhëruar që në të gjithë rastet pezullimi i lejes së drejtimit të jetë kategorik.


Të njëjtat burime pohuan se kryepolici Burgaj, krahas kërkesës ndaj krerëve të qarkullimit për rritjen e masava të sigurisë, iu ka kërkuar atyre që të rrisin edhe nivelin e etikës së tyre, duke shmangur në çdo moment mundësinë e abuzimit të policëve të qarkullimit rrugor me drejtuesit e mjeteve dhe qytetarët e ndryshëm.Takimi i Burgajt ka ardhur, pak ditë pasi në qytetin e Elbasanit u arrestuan tre punonjës policie të cilët ishin kapur duke marrë para nga qytetarë të ndryshëm.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›