E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres arrest 6 personave mbanin arme pa leje

DURREumlS- Policia e Durresit ka arrestuar gjate 24 oreve te fundit 6 persona per armembajtje pa leje ne operacione te ndryshme per parandalimin e veprave penale.
Burime zyrtare te policise lokale thane se kater te rinj te moshave 16-19 vjec u ndaluan mbremjen e kaluar ne fshatin Arapaj 4 km larg qytetit pasi gjate kontrollit te automjetit me te cilin udhetonin iu gjet nje arme zjarri automatike.
Gjate nje kontrolli tjeter policia arrestoi 36 vjecarin A. H. ne banesen e te cilit pervec nje arme automatike u gjeten dhe kater krehra me 80 fisheke gjithsej.
Per te njejten veper penale ne prangat e policise ka rene dhe 21 vjecari M. Gj. banues ne Durres. I riu u arrestua ne mjediset e nje hoteli ku kishte hyre me nje pistolete tip Zastava.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›