E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetehelmohet adoleshentja e trete brenda javes

Tirane

Nje tjeter vajze e re ka tentuar ti jape fund jetes me helm duke shenuar rastin e trete per kete jave ne Tirane. Ngjarja eshte regjistruar nga policia e kryeqytetit dy net me pare kur ajo eshte derguar nga te afermit ne spital nderkohe qe tani ndodhet jashte rrezikut per jeten. Burimet policore thane se e demtuara eshte Evasi P. 18 vjece qe tashme eshte nen kujdesin e mjekeve. Ajo eshte derguar me urgjence dy net me pare ku eshte mesuar se kishte konsumuar nje sasi valiumi. Ky eshte rasti i trete brenda kesaj jave ku vajzat e reja tentojne ti japin fund jetes. Nje 16-vjecare piu bar miu ne ambientet e nje shkolle private dhe nderroi jete nderkohe qe tri dite me pare nje 22-vjecare tentoi vetevrasjen se e la i dashuri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›