E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafikantet e tete kg kokaine heshtin para Krimeve te Renda

Masa Gjykata jep arrest me burg per dy te arrestuarit dhe dy te kerkuarit

Gjykata e Krimeve te Renda ka lene ne burg dy te arrestuarit mes te cileve edhe nje biznesmen per trafikun e tete kg kokaine te kapura pese dite me pare. Eduart Pelushi dhe Ergys Salku nuk kane pranuar te flasin ne seancen gjyqesore ku eshte degjuar vetem pretendimi i prokurorit qe ka kerkuar arrest me burg per dy te dyshuarit si organizatore dhe prites te sasise me te madhe te kokaines te destinuar ndonjehere per tregun shqiptar. Ata jane paraqitur ne seance me masa te rrepta sigurie dhe ne perfundim te saj togat e zeza vendosen arrest me burg per ta si dhe per dy persona te tjere te shpallur ne kerkim. Mes ketyre personave eshte edhe nje biznesmen tjeter i cili eshte arratisur nga Shqiperia nje dite para kryerjes se operacionit Kontejneri latin. Hetimet e prokurorise kane percaktuar se kontejneri ka mberritur ne Shqiperi diten e shtune dhe dy dite me pas ne fillim te kesaj jave disa persona jane paraqitur te sasia e orizit per ta zhdoganuar. Hetuesit saktesojne se i arrestuari Eduart Pelushi ishte i autorizuar nga biznesmeni D. B. per te terhequr orizin nga porti dhe per ta zhdoganuar. Hetimet kane percaktuar te gjithe itinerarin e lendes narkotike ndersa te arrestuarit jane marre ne pyetje nga organi i prokurorise. Eduart Pelushi drejtues i firmes Pesjaka e cila merret me import dhe eksport te mallrave kryesisht ushqimore eshte nje nga te arrestuarit e ketij operacioni policor. Vec tij eshte arrestuar edhe ndihmesi e tij Ergys Salku por nga te dhenat mesohet se kane mbetur nen hetim dy persona te tjere qe kane mundur ti shpetojne arrestimit. Kokaina ishte trafikuar nga Bolivia dhe u zbulua ne Holande por u la te vinte deri ne destinacion per te zbuluar pritesit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›