E Diel, 1 Nëntor 2026

eku 1 milion detyrim paraqitjeje per pese te ndaluarit

Gjykata e Durresit vlereson te ligjshem arrestimin pritet vleresimi per kartemonedhat

Pese te arrestuarit e operacionit policor Ceku 1 milion mes te cileve dhe nje imam xhamie u lane te lire ne sallen e gjyqit menjehere pas vleresimit dhe caktimit te mases se arrestit ne Gjykaten e Durresit. Edmond Temali ne bashkepunim me Nazmi Zenelin ishin vene ne levizje per te gjetur persona te interesuar per keto kartemonedha dhe pas dy muajsh interesim kishin arritur te gjenin nje person me emrin Olsi qe kishte shfaqur interes ti perdorte ato ne tregtine e sheqerit. Olsi nuk ka ardhur ne takimin e lene mbremjen e 3 nentorit ne bar Romano ne plazhin e Durresit dhe dy shkodranet dhe shqiptaret e Maqedonise jane ndare qetesisht. Agjentet kane kapur fillimisht dy qytetaret me banim ne Shkoder qe udhetonin me automjetin e Temalit dhe me pas jane vene ne ndjekje te personave te tjere qe kane qene ne takim te cilet udhetonin me automjetin tjeter. Ne dy seanca te ndryshme eshte bere vleresimi dhe caktimi i mases se sigurise per te arrestuarit e operacionit te bujshem te pak diteve me pare. Perfaqesuesi i ceshtjes Edmond Koloshi tha se zanafilla e operacionit policor ishte nje takim i bere mes Edmond Temalit zoteruesit te kartemonedhave dhe Nazmi Zenelit ne Prishtine per te gjetur persona te interesuar per keto kartemonedha qe jane paraqitur si te vlefshme vetem per biznes. Temali ia ka paraqitur Zenelit kartemonedhat si normale dhe me pas ky ka arritur te gjeje nje person te interesuar ne Shkup qe quhej Olsi dhe qe merrej me tregtine e sheqerit. Pas kesaj eshte lene takimi me te ne Durres i deshtuar pasi i interesuari nuk u paraqit. Hetimet ndaj shtetasve Edmond Temali dhe Nesti Rakaj nga Shkodra dhe shtetasve Nazmi Zeneli dhe Zaim Bajrami nga Shkupi i Maqedonise si dhe Isli Ibrahimit me shtetesi kosovare do te vazhdojne deri ne verifikimin e provave te sekuestruara ne castin e arrestit ne flagrance. Te pesteve do tu duhet te paraqiten per sqarime te metejshme prane organit te policise gjyqesore perkatesisht te henen e pare te cdo muaji per shtetasit maqedonas dhe kosovar dhe cdo te hene per dy shkodranet. Avokatet mbrojtes Gramoz Lika Maksim Gjokutaj dhe Isuf Shehu e vleresuan te paligjshem arrestin ne flagrance pasi vepra penale e falsifikimit te kartemonedhave nuk eshte konsumuar dhe se paraprakisht organi i akuzes duhet te kishte percaktuar nese kartemonedhat e sekuestruara jane false apo origjinale e nese jane origjinale ato nuk kane qene asnjehere te hedhura ne qarkullim per individin as ne Shtetet e Bashkuara. Pavaresisht pretendimeve te mbrojtjes per nje arrest te paligjshem gjyqtari Astrit Faqolli e cmoi te ligjshem arrestin ne flagrance dhe caktoi masen e detyrimit te paraqitjes per te gjithe edhe per Edmond Temalin te cilit iu kap sasia prej 101 kartemonedhash 1 milioneshe per te cilin akuza kerkoi arrest ne burg me afat 1- mujor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›