E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, arrestohen 3 persona për trafik automjetesh

Në prangat e policisë ra në orët e para të mëngjesit të sotëm34-vjeçari Fisnik Halili nga Kosova me banim në Kirchheimer, Wernu të Gjermanisë. Ai u ndaluar gjatë kontrollit për futjen e automjetit tip Volksvagen Cady, me targa ES 069137.

34-vjeçari që nga viti 2005, në mënyrë të përsëritur ka shfrytëzuar të njëjtat targa për të sjellë në Shqipëri automjete të ndryshme. Gjithashtu, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë edhe për 59-vjeçarin S. V., banues në Komunën Xhafzotaj (Durrës).

Gjatë verifikimit të kryer në databaset elektronike të policisë në pikën e kalimit kufitar portual, lidhur me mjetin traktor tip Fiat, me targa PR20414, që po zhdoganohej në emër të tij, rezultoi se ky mjet ishte vjedhur 9 vjet më parë ne Suedi. Gjithashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit I.N., 41 vjeç, lindur e banues ne Kullë Sukth, Durrës.

Sipas burimeve, ai do të proçedohet pasi gjatë verifikimit të dokumenteve të triçiklit APE 50 (Piaggio), pa targa, rezultoi se mjeti ishte vjedhur në Itali. Për të dy rastet e fundit materialet për veprën penale të trafikimit të mjeteve motorike iu kaluan për ndjekje penale Prokurorisë së Rrethit të Durrësit, përfunduan burimet e policisë portuale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›