E Shtunë, 31 Tetor 2026

DASH: Trafiku njerëzor problem për Shqipërinë

Në raportin për trafikimin e qenieve njerëzore, ky departament thekson se gratë dhe vajzat detyrohen të prostituojnë me forcë dhe gjithashtu edhe fëmijët detyrohen të kryejnë punë të ndryshme.

Sipas DASH, qeveria shqiptare nuk ka përmbushur ende të gjitha standardet për trafikun e qenieve njerëzore, megjithëse theksohen edhe hapat pozitiv që janë bërë në këtë drejtim.

“Qeveria vijoi të zhvilloje kapacitetet e saj për identifikimin, mbrojtjen dhe riintegrimin e viktimave të trafikut si dhe coi para drejtësisë kriminelë të trafiku të seksit. Zyrtarët qeveritarë kanë rritur vëmendjen publike ndaj trafikut, megjithatë shqetësuese mbetet mbrojtja e viktimave që kanë dëshmuar kundër trafikantëve”, thekson raporti, duke nënvizuar këtu edhe përpjekjet e vazhdueshme që po bën qeveria shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›