Brace: "Gërdeci" në Shkodër nuk mbulohet
TIRANE- Partia Socialiste ka reaguar sot për situatën e rënduar të përmbytjeve në Shkodër. Në një prononcim për mediat deputeti socialist Erion Brace u ka kërkuar banorëve të zonave të përmbytura, të largohen menjëherë nga shtëpitë e tyre dhe të evitojnë kështu një "Gërdec" të dytë njerëzor që nuk mund të mbulohet.“E shoh me sy dhe e ndjej me zemër, cdo shqiptar të Shkodrës për të apeluar tek ata! Largohuni! Kjo është sakrifica juaj qeveria ka lënë vetëm një mundësi në këto kushte, shkarkimin e ujit në sasi të mëdha nga liqenet e hidrocentralet dhe zgjerimin e zonës së katastrofës nën ujë! Largohurni! Kjo është sakrifica juaj për të shpëtuar jetën e mijëra shqiptarëve të tjerë nga rreziku i thyerjes së digave, vënë në këtë rrezik nga qeveria e Republikës së Shqipërisë. Nësë Gërdeci material po konsumohet ju keni në dorë të ndalini "Gërdecin" njerëzor”, u shpreh Brace.Sipas Braces katastrofa e përmbtjeve vjen nga paaftësia e qeverisë dhe këto akuza nuk kanë bazë politike por janë fakte të renditura që cdokush mund ti gjejë shumë lehtë në faqen zyrtare të METE.“METE bleu energji në datë 3 dhjetor, ndërkohë që dinte gjëndjen e liqeneve. Këto të dhëna ndodhen në faqen zyrtare të METE, nërsa menaxhimi i kaskadave është bërë në mënyrë korruptive”, deklaroi deputeti socialist.Brace i ka kërkuar prokurorisë të nisë hetimiet tani për këtë katastrofë dhe jo kur të zhduken provat, duke theksuar se kjo nuk ishte produkt i kushteve atmosferike.(m.a/BalkanWeb)