E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytjet/ Sejdiu: Trupa të FSK-së në Shqipëri

Presidenti i Kosovës , Fatmir Sejdiu në një bisedë telefonike me kryeministrin Sali Berisha ka ofruar ndihmë për situatën e krijuar pas përmbytjeve në veri të vendit.

Gjatë bisedës, kryeministri Berisha e njohu presidentin Sejdiu me situatën e krijuar në zonat e përmbytura në vend. Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu e informoi Kryeministrin Berisha se Kosova ka vendosur të nisë në Shqipëri Forca të Sigurisë së Kosovës për të ardhur në ndihmë në zonat e përmbytura.
Kryeministri Berisha e falënderoi Presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu për këtë vendim, si dhe për ofertën e qeverisë së Kosovës për ndihma në varka shpëtimi dhe mjete të tjera. Kryeministri Berisha i shprehu Presidentit Sejdiu falënderimin e tij edhe për ndihmën financiare që Komuna e Gjakovës për ka akorduar për zonat e përmbytura në Shqipëri.
Gjatë bisedës telefonike, Presidenti i Kosovës u shpreh se po ndjek me vëmendje situatën në vijimësi, si dhe shprehu vlerësimet e tija për të gjitha përpjekjet e autoriteteve dhe të qeverisë shqiptare për përballimin me eficencë të kësaj situate të vështirë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›