SHBA, Gordon: Pavarësia e Kosovës, e pakthyeshme
SHBA- “Dy vjet pas shpalljes së pavarësisë, udhëheqja e Kosovës ka bërë përparim të jashtëzakonshëm. 2009-ta ishte një vit i rritjes dhe konsolidimit të institucioneve të Kosovës, që u shënua me krijimin e Gjykatës Kushtetuese dhe me suksesin e mbajtjes së zgjedhjeve të para demokratike, të organizuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës”.
“Pjesëmarrja e serbëve në komunat e reja me shumicë serbe, ishte e rëndësishme. Kosova dhe Maqedonia arritën një marrëveshje historike për përcaktimin e vijës kufitare dhe vendosjen e plotë të marrëdhënieve diplomatike” deklaroi ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe EuroAzinë, Filip Gordon, gjatë një seance dëgjimore në nënkomitetin e çështjeve evropiane të Senatit të SHBA-ve.
“65 shtete e kanë njohur Kosovën dhe pavarësia është e pakthyeshme” tha diplomati i lartë amerikan ndërsa shtoi se po punohet ngushtë me institucionet e Kosovës në fushën e decentralizimit.
Shtetet e Bashkuara kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të ndërmarrë reforma të thella e transparente në fushën e ekonomisë, të nevojshme për rritjen e sektorit privat.
“Një proces privatizimi i hapur është i nevojshëm për të rritur besimin e popullsisë, por edhe të investuesve” tha para nënkomitetit të Senatit diplomati Gordon.
Ai i bëri thirrje Serbisë që të ndikojë në çështjet humanitare që kanë të bëjnë me bashkësinë serbe në Kosovë.
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Filip Godron, theksoi se qëllimi i SHBA-ve për një Evropë të bashkuar e në paqe, nuk mund të realizohet pa u integruar plotësisht edhe Ballkani Perëndimor.
(e.n/rel/BalkanWeb)