Durres, arrestohen dy gra për ushtrim prostitucioni
Arrestimi i tyre u krye për arsye se po të martën rreth orës 15:00, në lagjen nr.1 të Durrësit, L.Sh është kapur në flagrancë duke ushtruar prostitucion me B.I në njërën prej dhomave të hotel "Iliria" kundrejt fitimit prej 2000 lekësh
DURRES - Dy gra nga qyteti i Durrësit janë arrestuar një ditë më parë në flagrancë nga policia, pasi në bashkëpunim me njëra-tjetrën ushtronin prostitucion për të fituar para. Mësohet se ndalimi i tyre u bë pas informacioneve të siguruara në rrugë operative lidhur me aktivitetin e tyre të paligjshëm. Sipas policisë, të martën në orën 20:00 u bë arrestimin në flagrancë i 50-vjeçares Sh.P., lindur në fshatin Kryezi të Kavajë, banuese në Sukth të Durrësit, e divorcuar me 4 fëmijë, si dhe i 26-vjeçares L.Sh, lindur e banuese në Prishtinë të Kosovës. Arrestimi i tyre u krye për arsye se po të martën rreth orës 15:00, në lagjen nr.1 të Durrësit, L.Sh është kapur në flagrancë duke ushtruar prostitucion me B.I në njërën prej dhomave të hotel "Iliria" kundrejt fitimit prej 2000 lekësh. Kjo e fundit shfrytëzohej për qëllime fitimi nga Sh.P, pasi i siguronte asaj klientë dhe fitimet i ndanin së bashku. Mësohet se 26-vjeçarja nga Kosova kishte disa javë që qëndronte në Durrës dhe ishte akomoduar në shtëpinë e 50-vjeçares. Kjo e fundit kërkonte klientelën duke caktuar dhen pazaret. Zakonisht seancat e seksit kryheshin në hotele e motele të qytetit me çmimin 2000 lekë për seancë. Në përfundim paratë i ndanin së bashku. Dy gratë e vëna në pranga akuzohen për "ushtrim prostitucioni për qëllime përfitimi", vepër penale e kryer në bashkëpunim.
(d.b/BalkanWeb)