Shkodër, rruga drejt kalasë krejtësisht e amortizuar
Kalaja e Shkodrës është ndër pikat më të frekuentuara nga turistët, por rruga për të shkuar deri atje është thuajse krejtësisht e amortizuar. Një problem serioz që shkakton dëmtimin e rrugës janë dhe mjetet e autoshkollave që kryejnë praktikën.
SHKODER- Një udhëtim turistik në qytetin e Shkodrës nuk ka si të përfundojë pa vizituar kalanë e Rozafës. Për bukurinë e saj të rallë dhe vlerat arkitekturore e historike që mbart ajo mbetet ndër më të frekuentuarat por rruga që të con deri atje të bën të mendohesh dy herë nëse duhet ta vizitosh apo jo.
Prej kohësh kjo rrugë është thuajse tërësisht e amortizuar, ndërsa shkaku kryesor mbetet kalimi i shpeshtë i makinave. Problem serioz janë edhe mjetet e autoshkollave të cilat kryejnë cdo ditë guidë në rrugën që të con në kala.
Kalaja e Rozafës ndodhet në hyrje të Shkodrës mbi një kodër rreth 100 metra e lartë, e veshur me shkëmbinj dhe e pozicionuar mes lumenjve Drin e Buna e shndërruar kështu në pikën më mbizotëruese të qytetit. (e.n/News24/BalkanWeb)