Vrasja e dy policëve, gjykata thërret me forcë dëshmitarët
Mosparaqitja e dëshmitarëve ka bërë që të shtyhet gjyqi ndaj Afrim Hasanit, të akuzuar për vrasjen e dy punonjësve të policisë në qytetin e Kukësit. Pritet raporti i mjekoligjorëve për të arrestuarin.
TIRANE- Gjykata e Krimeve të Rënda urdhëroi dje shoqërim të detyruar për disa nga dëshmitarët e akuzës, të cilët pritet të rrëfehen në gjyqin ndaj Afrim Hasanit, njeriut që qëlloi për vdekje dy punonjës policie në Shëmri të Kukësit. Dje ishte caktuar seanca e radhës ndaj të akuzuarit Hasani, por asnjëri prej dëshmitarëve nuk i është përgjigjur fletëthirrjes së gjykatës. Të gjendur në këto kushte dhe përpara faktit se duhet të shtynin sërish seancën, gjykata firmosi një urdhër për shoqërimin e detyrueshëm të dëshmitarëve të akuzës. Seancën e radhës pritet që ekspertët mjekoligjorë të cilët janë betuar para gjykatës, të sjellin raportin e tyre të ekzaminimit shëndetësor të të akuzuarit. Kërkesa për ekzaminim u bë nga pala e mbrojtjes, si dhe u përkrah nga prokuroria. Avokati i Hasanit ka pretenduar se klienti i tij nuk ka qenë i kthjellët në momentin e kryerjes së krimit të rëndë. Për të vërtetuar këtë fakt, ekspertët mjekoligjorë kanë ekzaminuar të akuzuarin dhe do të thonë fjalën e tyre para trupit gjykues. Nëse Afrim Hasani rezulton me probleme të shëndetit mendor, ka gjasa t’i shpëtojë dënimit dhe të mbyllet në ndonjë repart psikiatrik. Afrim Hasani akuzohet për vrasjen e dy punonjësve të policisë, Ramadan Hila dhe Shkëlzen Dobrusha në fshatin Shëmri të Kukësit. Babai i dy vajzave qëlloi mbi dy policët në shenjë hakmarrjeje, pasi e kishin kallëzuar penalisht në prokurori.
(s.g/GSH/BalkanWeb)