E Shtunë, 31 Tetor 2026

Motrat me zinxhirë, Topi: S'ka justifikime, e papranueshme

TIRANE-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi ka reaguar të mërkurën për ngjarjen në Maqellarë të Dibrës, ku dy motra kanë jetuar të lidhura me zinxhirë për më shumë se 20 vite.
Në një takim me temë, fuqizimin e gruas, kreu i shtetit shqiptar tha sot se vërtet gratë kanë sjellë realizime, por duke sjellë ndër mend rastin e Peshkopisë, për motrat e lidhura me zinxhirë, përgjegjësia bie mbi të gjithë, përfshi këtu edhe presidentin. “Për rastin e dy grave në një fshat të Peshkopisë, askush nuk mund të justifikohet më, duke filluar nga pushteti vendor, nga presidenti nga ekzekutivi pushteti lokal. Është e papranueshme e papëlyeshme”.

Sipas Presidentit rasti në Peshkopi bën apel që emancipimi i gruas të mos trumbetohet me zë të lartë vetëm në metropol, por në gjithë Shqipërinë. “E përmenda si shembull rastin në fshatin e Pehskopisë se dimensionet e emancipimit nuk duhen parë thjesht në qëndër të Tiranës, jo thjesht te ndërtesa e parlamentit jo thjesht tek ndërtesat e bukura që përshkojnë bulevardin e Tiranës, por duhen parë në gjithë territorin shqiptar” 

Topi shtoi se gratë duhet të jenë përcjellëse të mesazheve humane. “Ka ardhur koha që gratë duhet të jenë misionare me fizioniminë e Nënë Terezës”.

Rasti i motrave të lidhura me zinxhirë prej 20 vjetëshn u bë publik dje nga meda të ndryshme. BalkanWeb nëpërmjet TVNews24 solli pamjet rrënqethëse qe tregonin të dy motrat tek jetonin në kushte makabre, vetëm se konsideroheshin të paafta mendërisht. Pas publikimit të rastit, motrat u shtruan në spitalin e Peshkopisë ku pritet fjala e fundit nga doktorët.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›