Ankesat për pronat, Berisha: Do shqyrtohen deri më 30 qershor
TIRANE- “Ankesat e ish-pronarëve për çështjen e pronave do të shqyrtohen deri më 30 qershor” ka qenë premtimi i kryeministrit Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë.
Kreu i qeverisë bëri të ditur se po përgatitet një ligj i veçantë për Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, ndërkohë që nënvizoi se AKKP do të shqyrtojë ankesat për pronat.
“Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave do të shqyrtojë të gjitha aknesat e pronave deri më 30 qershor. Janë gjithsej 8 mijë ankesa të tilla”, theksoi Berisha.
Ndëkohë kryeministri nënvizoi si tepër të rëndësishme kthimin e përgjigjeve për cdo ankesë , ndërsa tha se pas shqyrtimit të ankesave nga ana e AKKP-së, ky institucion do të shkojë drejt shkrirjes.
(e.n/BalkanWeb)