Sonila Meco: Vera ime e pare si mami Sona Ilda Lumani
Pasditja dhe mbremja ne "ABC News" ka nje emer, nje imazh, i cili beri qe ky televizion i ri te kthehet ne nje faktor ne spektrin e mediave vizive ne vend. Ka qene nje sfide fillimi ne te per gazetaren dhe spikeren e mirenjohur te lajmeve Sonila Meco; - e imituara prej mjaft te rejave, pika e referimit e te tjerave, imazhi i profesionistes se lajmit, e intervistueses se shkathet, qe vijon tashme rrugetimin me me shume entuziazem dhe ambicie.
Aq me teper kur kthehesh pas ca pushimeve te pakrahasueshme, mbushur me kenaqesi, gezim, relaks... Mbi te gjitha me perjetimin qe i ka falur takimi i pare me detin i Amaris, vogelushes se saj 10-muajshe. Per t'u arratisur me tej me Drinin bashkeshortin e saj, ne nje shtegtim qe ndalesen e ka pasur ne Saint Paul de Vence (France). Te gjithe keto jane frymezim per nje "ristart" plot energji, ashtu sic eshte dukur gjate ketyre diteve ne ekran. Motiv qe na cuan ne drejt kesaj interviste tejet interesante, qe te mbush me optimizem dhe ta shohesh jeten me me shume dashuri.
Sonila, jeni kthyer ne ekran kete jave pas nje vere te nxehte. Me cfare energjish ju sjell ky sezon i ri?
Entuziazem per te vijuar projektin e veshtire dhe ambicioz "ABC NEWS". Te besh televizion informativ ne Shqiperi nuk eshte me dileme, "ABC" e tregoi se sado e krisur te ngjaje si ide karshi atyre nderkombetare, mund te konkretizohet duke e trajtuar cdo pjesez, minute, fraksion transmetimi si te ish "prime time" e me audience maksimale dhe duke ngritur skuadren qe mund ta perballoje me sukses. Kemi te tjera orare e ritme pune ne qe punojme ne formate te tille e kush si une apo koleget e mi e ben kete pune e di mire se pa deshiren, pasionin e perkushtimin per ta treguar vendin ku jetojme, jo sipas demagogjise majtas, djathtas, lart e poshte qe ndan sforcueshem perceptimet qe nga ideja e shtetit e deri tek jeta e perditshme e shqiptarit te thjeshte, zor se mund te marresh pergjegjesi te tilla.
Si ka qene vera, ku i kaluat pushimet?
Vera e pare si mami Sona, me perpjekjen per te pajtuar prioritetet me gjendjen e re. Nuk prita gjate pas ardhjes se Amarisit ne jete per te nisur nga puna, cdo justifikim per pamundesi te perballimit te situatave nuk ia duroja dot vetes e jo me t'ia perplasja ne fytyre kolegeve qe gjithsesi ma kane bere me te lehte pershtatjen e punes me oraret e te vogles sime. Andaj kisha nevoje urgjente per nje arrati te vogel nga perditshmeria zhurmuese per t'u rikthyer me bateri te reja. Mua me mjafton pak per te rigjetur ekuilibrin e forcave, nje Drin, nje makine dhe det per ca dite e ristartohem. Udhetuam gjate per te takuar nipcen tim, per te marre disa rreze ne Cote d'Azur e per te pasuruar koleksionin e magneteve ne syprinen e frigoriferit me te gjitha qytetet e vendet qe vizituam (qesh).
A eshte edhe per ju si per shume te tjere, nje periudhe reflektimi dhe bilanci koha kur rrini nen cader?
Me kete raport te ri me teknologjine, pushtimi qe mjetet e komunikimit po i bejne hapesires sone reflektuese duke e holluar gjithnje e me shume me bombardimet informative, deshira per t'u kredhur ne vetvete po sfidohet fort. Ne vend te symbylljes me ne sfond zhurmimin e detit, gjendje transi aq e dobishme per trupin dhe trurin, e gjeja veten me IPAD ne dore, duke fshire ekranin nga sterkalat plot kripe qe pikonin nga lekura ime. Por une jam e dashuruar me sterhollimet, kesisoj ia dal ta gjej menyren t'i bej tranazh kujteses dhe mbresave, perjetimeve e pritshmerive per nje reflektim, nga i cili dal edhe me e lodhur se para tij (qesh).
Analizat cfare vlere kane per ju dhe sa ju ndihmojne ne planifikimin per me tej?
Sa me shume analizoj aq me te panevojshme e gjej arsyen per te bere te tilla, sepse sic thote i shtrenjti Oscar Wild, heret a vone te gjithe do arrijme ne thelbin universal te shpjegimit: natyra njerezore. Por, mesuar me profesionin ku gjendesh ne mes te shume informacioneve, zerave, peshperitjeve, mitesh urbane e gelimesh masive te aludimit, di te gjej vend per analizen dhe vrojtimin e shendetshem qe i jep udhe arsyetimit e orientimit te cdo konkluzioni drejt nje vendimmarrjeje te drejte. Sa per planifikimin, me mase se ndryshe humbas dromca jete qe ndodhin m'u bash kur perqendrohem per plane te medha.
Cili ka qene libri qe ju shoqeroi veres?
Helena Kadare me kohen e saj te pamjaftueshme, vijimi i pjeses se dyte te librit lene pezull qe nga dita e lindjes se Amarisit per t'ju rikthyer ne kohe me te paqme e jo emergjencash pampersi, qumeshti apo vitaminash (qesh). Me pushime ne jug te Frances, ne Saint Paul de Vence, nje qytetth i vogel ku ka lindur impresionizmi, ndoshta mahnitur prej vendit te kaltert e sqimatar, a faktit se atje e sosa librin e saj, nisur qe ne ditet e fundit te shtatzenise e lene pezull, u mbarsa me shijen e gjithfaresojte qe mora prej tij. Ne fund te librit, mund te them se ai eshte si vete Ismaili, gjenial, por jo pa te meta, i jashtezakonshem, por jo i persosur.
Ju pelqejne aventurat, a pati ndonje te tille kjo vere?
Aventura e kesaj vere qe ikja me Drinin per ca dite, duke lene Amarisin me gjyshet ne shtepine tone ne Dardhe, qe ne fakt ne kthimin tone kuptova se ish zgjidhja e persosur per shendetin e saj fizik dhe timin mendor. Kuptohet sponsorizuar nga dashuria dhe kujdesi i jashtezakonshem i gjysheve me te mira ne bote (qesh).
Per Amaris kjo ka qene vera e pare, (ndoshta ajo nuk e kupton shume), por si e keni perjetuar ju dhe Drini kete vere te pare me te?
Me ardhjen e Amarisit, kur prioritetet rikrijohen dhe vemendja spostohet, ajo qe fitoj cdo dite e me shume eshte zevendesimi i ankthit dhe tendosjes me shijimin e cdo momenti me te. Tash qe Amarisi i afrohet 10-muajve e mund te qendroje ne kembe, te na kuptoje e reagoje karshi thirrjeve tona, te qeshe e luaje me trupin drejt, ndjejme sesi rikthimi ne zakonet e dikurshme kur ishim vec ne te dy, une e Drini, eshte edhe me i bukur. Plazhi me te, shetitjet, drekat ne natyre e mbremjet me miq po behen gjithnje e me te zakonshme, rutinore sikur kesisoj te kishim qene prej kohesh. Nuk di nese kjo maturi e aftesi per te rivendosur prioritetet e mia eshte nje tullumbacke apo do te zgjase, por shpresoj te jete ky ekuilibri i ri, ne te cilin familja jone e re forcon e shijon lidhjet e saj.
Kontakti i pare me detin per te si ka qene?
Mahnites, me syckat e hapura fort, tunduar per te prekur ujin, por edhe trembur per te qendruar e sigurt gjate ne uje, Amaris ishte nje ekspozite portretesh me shprehjet ne fytyren e saj. Kam shkrepur foto pa fund dhe dua te bej nje kolazh me fytyren e saj ekspresive ndaj detit, qe ne thelb shenjon nje raport qe mbetet kompleks tek njeriu edhe kur rritet e fiton arsyen ndaj pafundesise.
Kush perkujdeset me shume per Amaris, ju apo Drini?
Te dy, nuk mund ta imagjinojme zgjimin pa perkedheljet dhe ojnat e saj. Per te mos permendur rastet kur eshte e pa qejf, ku shuarjes shpirterore prej keqardhjes per te i pergjigjet nje mobilizim fizik i panjohur me pare per te dy ne.
A ka filluar te shqiptoje rrokjet e para Amaris?
Ba-ba qe rrokja e pare per te mberritur pas muajsh tek ma-ma. Thua i ka dizenjuar qe tash prioritetet afektive Amaris??? (qesh)
Se shpejti Amaris ben nje vjec. Si do ta pershkruanit kete vit tuajin si nene? Cilat emocione do te ndanit me ne?
Amaris erdhi ne kohen e duhur, kur me shume e desha e kur ndjehesha e gatshme per t'u perballur me memesine ne mua. Nevoja per te gjetur ekuilibrat e rinj ne asnje rast nuk m'u sfidua nga veshtiresite fizike, qe prej mastiteteve 40 gradeshe prej ushqimit me gji e deri tek prishja nje here e mire e gjumit te nates. Sepse mund te flas me ore te tera per Sonilen nene e ne asnje rast nuk do te mund te gjeni te artikuluara aspekte negative a pasoja kolaterale qe te me kene lene gjurme apo te me trazojne Sonilen grua. Per fat te mire, ne ekzigjencen per te bere te dyja, nevoja ime per mbeshtetje, siguri e dashuri eshte permbushur nga ekzistenca e Drinit dhe te shtrenjteve ne jeten time. Ka gra, per te cilat ardhja ne jete e nje femije e cmimet per t'u paguar per kete nuk jane thjesht ankthe te nje nate pa gjume, por per mua nuk ka asnje arsye qe ky ankth, kjo droje te ekzistoje me gjate se koha per nderrimin e nje pampersi. Mbi te gjitha terapia me e mire e kesaj periudhe ka qene ushqimi i feminitetit ne mua duke u konsumuar cdo dite per te voglen time.