INSTAT: Eksportet vijojne me trendin pozitiv, rriten 10.4% Eglantina Nasi
Eksportet shqiptare vazhdojne me trendin e tyre pozitiv nga muaji ne muaj e kete dukuri e faktojne edhe te dhenat e fundit te Institutit te Statistikave. Sipas tyre, per muajin korrik te ketij viti, rritja e eksporteve ka qene ne nivelin prej 10.4% ne krahasim me muajin e meparshem, qershor 2012. Ndersa po ta krahasojme rritjen e tyre me te njejten periudhe te nje viti me pare, sipas eksperteve te INSTAT-it, rezulton se ajo ka qene ne nivelet e shtuara prej 10.1%. "Ne korrik 2012 u eksportuan ne total 19.551 milione leke mallra", - citojne me tej ata. Ndersa nga ana tjeter, paraqesin te dhenat e importeve gjate ketij muaji, duke pohuar se edhe ato jane rritur, por ne nivele te uleta, krahasuar me ato te shenuara prej eksporteve. "Importet pesuan rritje prej 2.6% ne krahasim me qershor 2012", - thuhet ne raportin e INSTAT-it. Duke shtuar madje me tej mbi kete tregues, se ai shenon nje nivel negativ lidhur me te dhenat qe kishte nje vit me pare. "Importet shenuan nje ulje prej 0.8% ne korrik 2012, krahasuar me muajin korrik 2011. Ndersa ne total, gjate ketij muaji u importuan 47.383 milione leke mallra", - parashtrojne me tej ekspertet e INSTAT-it. Per te arritur pasketaj, ne perfundimin se deficiti tregtar i ketij muaji eshte ne vleren e 27.832 milione lekeve, perllogaritur kjo nga diferenca e shenuar mes importeve dhe eksporteve. "Duke shenuar nje ulje prej 2.3% krahasuar me muajin paraardhes dhe nje ulje prej 7.2% krahasuar me muajin korrik 2011", argumentojne ekspertet e INSTAT-it mbi krahasueshmerine vjetore dhe mujore te te dhenave qe paraqet treguesi i deficitit buxhetor. Rritja e vazhdueshme e niveleve te eksporteve "Made in Albania" perben nje nga objektivat e qeverise ne aspektin ekonomik dhe duket se ai eshte permbushur nga muaji ne muaj, pasi kjo rritje ka rezultuar me nivele te konsiderueshme, deri ne 25-30%. Sikunder, nga ana tjeter, eshte vene re nje renie e niveleve te importeve, gje te cilen konsumatori e ka konstatuar edhe vete nga afer, ne blerjen e prodhimeve bujqesore, te cilat gjate viteve te fundit, te pakten ne sezonin veror, e kane shmangur dyndjen e mallrave nga vendet fqinje si Maqedonia.
Tregtia kryesore behet me BE-ne, niveli deri 66%
Shqiperia, me shume se me kedo, ben tregti me vendet e Bashkimit Europian. Kjo dukuri konstatohet edhe ne raportin e fundit te Institutit te Statistikave, sipas te cilit, niveli i kesaj tregtie per muajin korrik ka qendruar ne nivelin prej 66% te totalit. Ndersa shtohet se partneret kryesore tregtare te vendit tone, vazhdojne te jene Italia dhe Greqia. "Tregtia me Italine eshte ne nivelin prej 36.9%, ndersa ajo me Greqine eshte 7.8%", - citojne ekspertet e INSTAT-it. Nderkaq, ata pohojne edhe faktin tjeter se "disa nga partneret tane tregtare, me te cilet eksporti i vendit tone eshte shtuar jane Kosova, Polonia, SHBA-ja, Sllovakia, Turqia etj. Kurse sa u perket importeve, mesohet se ato jane shtuar me Italine, Holanden, Kosoven, Turqine, Zvicren etj.
Kemi eksportuar me shume energji, minerale dhe tekstile
Energjia elektrike, mineralet, lendet djegese ne teresi, por edhe veshjet apo kepucet e prodhuara nga sipermarrjet fason ne vendin tone, kane zene nivelet me te larta te eksporteve "Made in Albania" gjate muajit korrik 2012. Keshtu, referuar gjithmone te dhenave te INSTAT-it, eksportet e grupit "Minerale, lende djegese," kane shenuar nje rritje ne nivelin prej 21.2% gjate kesaj periudhe, e konsideruar kjo si me e larta e te gjitha grupeve. Ndersa prodhimet e grupit "Tekstile dhe kepuce", mesohet se jane eksportuar deri ne nivelin rrites prej 20.5% gjate muajit korrik te ketij viti. Nga ana tjeter, raporti i Institutit te Statistikave citon se gjithashtu te larta kane qene edhe eksportet "Made in Albania" te grupimit "Makineri, pajisje dhe pjese kembimi", me rritje deri ne 5.2%. Ndersa ulje duket se kane shenuar eksportet e grupit "Lekure dhe artikujt prej tyre", me renie deri ne -10.7%, krahasuar me te dhenat e muajit pararendes, qershor 2012.
Mallrat e akcizes, me rritjen me te larte per importet
Importi i mallrave me akcize duket se ka shenuar nivelet me te larta te tij gjate muajit korrik te ketij viti, ne totalin e importimeve si te tilla. INSTAT konfirmon rreth kesaj dukurie shifren rritese prej 13%. Ku, sipas eksperteve te tij, peshen me te madhe te ketyre mallrave te importuara, saktesisht ne 75.4% e zene nenproduktet e naftes. Fakt ky qe tregon se Shqiperia ka importuar kete vere, me shume nafte se gjate sezoneve te tjera te vitit. Nga ana tjeter, raporti i Institutit te Statistikave tregon edhe se ne muajin korrik te ketij viti, importi i mallrave me akcize arriti ne total vleren prej 8.002 milione lekesh, duke zene 16.9% te totalit te importit. Sikunder shtohet edhe fakti se importi i grupit "Prodhime druri dhe letre" u rrit me 24.5%, ai i grupit "Produkte kimike dhe plastike" u rrit me 18.2% dhe per grupin "Materiale ndertimi dhe metale" u rrit me 8.7% etj. Ndersa Importi i grupit "Lekure dhe artikujt prej tyre" u ul me 18.9% etj.