E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, eksploziv një automjeti

Policia lokale bëri me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:15 minuta në lagjen “10 Korriku”, ku është dëmtuar një automjet tip Benz me ngjyrë të zezë, në pronësi të shtetasit G.B., 51-vjeç. (fotoja nga vendngjarja)

Në vendin e ngjarjes, kanë mbërritur menjëherë shërbimet policore së bashku me grupin hetimor, ku nga veprimet e para hetimore të kryera, u konstatua se poshtë mjetit, është vënë një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar dëmtime të lehta materiale.

Aktualisht nga strukturat e Sektorit kundër krimeve të rënda, në Drejtorinë e Policisë Qarku Shkodër, po punohet intensivisht, dhe po hetohet në disa pista, për zbardhjen e plota të ngjarjes, zbulimin dhe kapjen e autorit-ve të kësaj ngjarje. Po kryhen veprimet e duhura hetimore e procedurale dhe materialet do t’i kalojnë, për ndjekje të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Shkatërrim të pronës me eksploziv”. /Start/

                                                                                             2012-08-24 10:33
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›