E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbi 4 mijë shqiptarë punësim sezonal në Itali, nisin aplikimet

Vendimi i shpallur kohë më parë nga qeveria italiane, ka bërë që të nisin regjistrimet i kërkesave për shtetas të huaj.

Ministria e Brendshme në Italia, ka aktivizuar një program specifik, ku punëdhënësit do të detajojnë kërkesat për kategoritë e punonjësve që duan të marrin.

Plotësimi i këtyre kërkesave për të interesuarit duhet të nisë vetëm në afatet e përcaktuara për secilën kategori punonjësish që përfshin programi. Për të gjithë shqiptarët që thirren për punë të varur jo shtëpiake, nga ora 8:00 e datës 31 janar duhet të niset kërkesa në modulin A, ndërsa për ata që thirren për punë pranë familjeve kërkesa niset po në të njëjtën orë, por në modulin B.

Është shumë e rëndësishme të përdoret moduli i duhur, pasi në rast gabimi nuk do të ketë mundësi korrigjimi dhe pasoja e vetme do të jetë hedhja poshtë e kërkesës. Për konvertimin (kërkesë që paraqitet duke filluar nga ora 8:00 e 3 shkurtit 2011) e lejeve të qëndrimit për studim ose stazh në lejeqëndrim për punë të varur plotësohet moduli VA.

Në program parashikohet gjithashtu që edhe shtetasit shqiptarë që janë me qëndrim të rregullt në Itali, që zotërojnë subjekt biznesi e që kërkojnë marrjen e punonjësve mund të hartojnë kërkesën dhe kontratën e punës për të marrë familjarët dhe të afërmit e tyre. /Start/

                                                                                             2011-01-19 15:25
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›