E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamëz, BMW-ja përplas dypolicë, njëri vdes tjetri rëndë

KAMËZ - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 23:30 të s shtunës (04.05.2013)  në Kamëz ku ka mbetur i vdekur polici Selman Mena.

Një makinë tip BMË X6 me ngjyrë të bardhë ka përplasur dy policë rrugorë të cilët patrullonin në rrethrrotullimin e Bathores.

Pas përplasjes nga ku kanë mbetur të plagosur policët shoferi i automjetit është larguar nga vendngjarja.

Policia ka ngritur postblloqe për kapjen e autorit, por deri tani është arrestuar një person i cili dyshohet të ketë qenë drejtuesi i mjetit.

Për aksidentin e rëndë janë njoftuar të gjithë drejtuesit e lartë të policisë si dhe Ministri i Mbrojtjes dhe Kryeministri Sali Berisha.

Policia ka gjetur automjetin i cili shkaktoi aksidentin një BMW X6 rreth një kilometër larg vendit të ngjarjes në Laknas.

Gazetari i Tv A1 Report! Arsen Rusta ka informuar se policia ka dyshime se në automjetin që shkaktoi aksidentin mund të ketë pasur lëndë narkotike ose disa armë zjarri.

Redkasi Online
(ad.ti/b.m/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›