Futbollisti tenton të godasë, ndërhyn policia duke e gjakosur
TIRANE-Nëse ndeshja e futbollit mes Ilirisë dhe Dinamos në Fushë-Krujë ka mbaruar normalisht, pavarësisht tensionit për të dyja skuadrat, në fund ka pasur një incident, që ka degjeneruar në dhunë.
Futbollisti i Ilirisë, Klodian Baku, i mërzitur dhe i nervozuar nga mos arritja e fitores, ka vrapuar drejt stolit të Dinamos dhe ka tentuar të godasë shefin e klubit Ismet Saliaj. Por policia e pranishme ka qenë e vëmendshme, duke ndërhyrë menjëherë dhe duke e rrahur atë. Për pasojë, futbollisti në fjalë ka marrë goditje në fytyrë dhe madje është gjakosur. Pas këtij incidenti, forca të shumta të policisë janë hyrë në fushë duke mbrojtur edhe gjyqtarët e takimit. Iliria e Fushë-Krujës, pas barazimit 0-0 rrezikon rënien nga Kategoria e Parë.
(d.b/BalkanWeb)