E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lumë golash në Madrid, Reali fiton 4-3 ndaj Valdolidit

TIRANE-Goleadë në Madrid, Kristiano Ronaldo që shënon dopietë, ndërsa Murinjo që vërshëllehet nga tifozët vendës. Mbrojtja e Real Madridit tregon edhe një herë se këtë sezon ka qenë pika e dobët e skuadrës. Ndaj një skuadre si Valladolid, Real Madridi fiton me vuajtje. Kristiano Ronaldo udhëheq skuadrën me dy gola në suksesin 4-3 dhe shkon në kuotën e 33 golave në La Liga me golat e tjerë që u shënuan nga Kaka dhe Valiente (autogol i portierit), ndërsa për miqtë realizuan Oscar, Guerro dhe Sastre, i këtij të fundit një eurogol nga jashtë zone.

Krahas suksesit të vështirë ajo që bie në sy është kontestimi i Zhoze Murinjos. Në momentin kur në “Bernabeu” u anonçua me megafon emri i tij, stadiumi më shumë e vërshëlleu sesa e duartrokiti. Madje një sektor i tifozëve kontestuan edhe ata mbështetës që duartrokisnin për teknikun portugez, për të cilin situata në Madrid po bëhet gjithnjë e më e vështirë.

(d.b/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›