E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zall-Herr, flakët përfshijnë pyllin, zjarrfikëset në zonë

TIRANË- Vijon të mbetet problematike situata e zjarreve që ka përfshirë sipërfaqe të tëra me pyje. Një zjarr i madh ka rënë mesditen e sotme në Zall Herr.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se zjarri ka rënë pranë pyllit, ndërkohë që nuk përbën rrezik për banesat përreth zonës.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta zjarrfikëse , të cilat po tentojnë të shuajnë vatrën e zjarrit dhe për pengimin e përhapjes së flakëve, por terreni i vështirë po pengon ndërhyrjen e tyre.

Ndërkohë shefi i zjarrfikësve Dilaver Laçi në një prononcim për NEWS24 thotë se tashmë rreziku ështrë shmangur, por terreni është i vështirë për të operuar.

“Terreni është i vështirë dhe është e pamundur të ndërhyrja e zjarrfikësve. Në zonë ndodhen ushtarë dhe banorë të zonës. Tashmë rreziku është ndaluar, por flakët vijojnë”, - shprehet Laçi.

Mësohet se era po ndihmon në intensitetin e zjarrit, ndërkohë që raportohet djegia e një numri të madh pishash.

Gjatë kësaj periudhe në vend ka pasur mjaft vatra zjarri, të cilat kanë rrezikuar shumë herë edhe banesat dhe policia nuk ka arrestuar dhe ndaluar në të shumtën e rasteve asnjë autor, madje nuk ka zbardhur shkaqet e zjarrvënies.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›