E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres arrestohet vrasesi i emigrantit

Policia e Durrësit ka prangosur pasditen e së mërkurës autorin e vrasjes së Fatbardh Hysës, 43 vjeç, i cili u gjet i vdekur nga policia të shtunën në një banesë të braktisur në lagjen numër 14 Durrës. I arrestuari është, 16 vjeçari A. Hysa, përkatësisht djali i vëllait të viktimës. Nga hetimet e deritanishmë policia konfirmon se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta në konflikt e sipër, për kthimin e një shumë parash prej tre mijë euro, që autori i kishte vjedhur xhaxhait të tij në banesë gjatë kohës që ky i fundit ndodhej në emigrim, shumë për të cilën viktima i kishte lënë si afat të fundit muajin dhjetor. Burime zyrtare të policisë lokale konfirmojnë se autori i ngjarjes ka pranuar krimin, ndërsa ka detajuar për hetuesit e çështjes të gjithë rrjedhën e ngjarjes. Në cilësinë e provës materiale policia ka arritur të sekuestrojë shumën prej 140 eurosh, ndërsa po punon për gjetjen e thikës dhe telefonit celular.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›